20.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘1 herë MAT’: Programi i ri në Top Channel që do të zbulojë tradhtitë

    Rubrikave të “E diell” do t’i shtohet edhe një program i ri, i cili do të ketë qëllim zbulimin e tradhtive.

    “1 herë MAT” do të drejtohet nga gazetari Ervin Kurti, i cili njoftoi se do të bashkëpunojë me Shkenda Lilin, e cila ka një profil si detektive private.

    “’1 herë MAT’, një program për investigimin e tradhtive. Së shpejti në ‘E diell’ në Top Channel,” njoftoi Kurti në Instagram.

    Për momentin, dihen shumë pak detaje, por mund të jetë një program i ngjashëm me formate të tjera të këtij lloji, si për shembull “Cheaters”, një program televiziv me në qendër çifte ku njëri prej partnerëve tradhton ose ka dyshime për tradhti. Ekipi i “Cheaters” bën gjithçka për të siguruar prova për tradhtinë e dyshuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit