21.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    1 miliard euro blerje që nga fitorja e fundit në “Anfield”, por Man. Uinited ka rënë në mediokritet

    Ishte një kohë kur Manchester United ishte shndërruar në një makth të vërtetë për Liverpoolin edhe kur ndeshjet luheshin në “Anfield”. Megjithatë, që nga emërimi i Jürgen Kloppit trajner i Liverpoolit në vitin 2015, gjithçka ka ndryshuar. Ndërsa United po mbush sezonin e pestë “të thatësirës”, ​​Liverpooli ka fituar një Champions dhe një titull kampion në Premier League, si dhe është në garë për katër trofe në këtë sezon.

    Gjëja më e pabesueshme është se që nga fitorja e fundit e “Djajve të Kuq” në tempullin e Liverpoolit, në janar 2016, te Manchester United kanë shpenzuar 997 milionë euro për blerje, ndërsa rivali i tyre historik 663 milionë euro, pra 33.5% më pak.

    Më tej, siç tregojnë rezultatet, shpenzimet e “The Reds” jo vetëm kanë qenë më të pakta, por edhe shumë më të justifikuara, pasi janë kthyer sërish në një nga skuadrat më të frikshme në Europë, ndërsa United ka përfudnuar në mediokritet.

    Pogba (105 milionë €), Maguire (87 milionë €), Lukaku (85 milionë €), Fred (59 milionë €), Wan-Bissaka (55 milionë €), Mkhitaryan (42 milionë €), Van de Beek (39 milionë €), Bailly (38 milion €)… Lista e nënshkrimeve që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve të “Djajve të Kuq” në vitet e fundit është e gjatë, e kushtueshme dhe, mbi të gjitha, e dhimbshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit