Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion u mbyll sot shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kjo seancë e sotme me dyer të mbyllura nuk kaloi pa debate.
Mësohet se Veliaj ka deklaruar:
“Një vit burg, dy vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar me rroga prokurori, hetues, gjyqtar, logjistikë, roje, transport, administratë, ekspertë, mbi 1 milion euro. Sot është bërë grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni që keni kapur”.
Gjyqtarja Etleva Deda u tërhoq për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo, ndërsa seanca e radhës do të jetë më 9 shkurt.



