32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    1 në 2 shqiptarë ka makinë, por 1 në 4 nuk paguan taksat

    Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve në DPSHTRR, Arben Progni është shprehur në një intervistë se 1 në 2 shqiptarë ka një makinë, por 1 në 4 nuk paguan taksat dhe nuk kryen kontrollin teknik të tyre, ndërsa borxhi ndër vite përllogaritet në 17 miliardë lekë.

    “Në këtë muaj Qershori të dhënat e përpunuara tregojnë se 256 mijë mjete nuk paguajnë detyrimet pranë drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugor. Çdo debitor ne e njofotjmë nepërmjet e-Albania. Ndërkohë që jemi gati me një bankë që të ofrojnë pagesën e dyrimeve online”, është shprehur ai.

    Tatimet kanë njoftuar se debitorët do të jenë në lupën e tyre, por mbetet për t’u parë se si do të evidentohen borxhlinjtë. Një pjesë e makinave janë mjete të cilat nuk janë në qarkullim, por që poseduesit nuk kanë kryer çregjistrimin.

    Në një intervistë për Vizion Plus, kreu i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve thotë se ka procedura për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, me qëllim pezullimin e detyrimeve.

    “Cilido individ që ka në plan që për një periudhë kohe të mos e përdorë mjetin, ai ka të drejtë të aplikojë për çregjistrim të përkohshëm. Kjo procedurë parashikon që të stopohen detyrimet e përllogaritura për aq kohë sa mjeti nuk qarkullon. Por ky çregjistrim kërkon që makina të mos ketë detyrime të papaguara”, sqaroi Arben Progni.

    Çregjistrimi i përkohshëm lidhet edhe me emigrantët të cilët janë posedues të një mjeti, por që nuk e përdorin gjatë gjithë vitit. Ndërkohë për çregjistrim i përhershëm kërkon që mjeti të paguajë të gjithë detyrimet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit