24.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    10 arsye pse Ermiona është një ndër surprizat e këndshme të këtij “BBVA”

    Ermiona Lekbello hyri para disa javësh dhe ndryshe nga si u mendua fillimisht, ia doli jo vetëm të fitonte vëmendjen e njerëzve, por edhe të konsiderohet si një konkurrente e fortë.

    Më poshtë, ke 10 arsye pse Ermiona është një ndër surprizat e këtij edicioni të “BBVA”.

    Nuk i intereson fitorja, por përvoja

    Ermiona nuk ka ardhur për të rrëmbyer çmimin e madh, por për të shijuar çdo moment të kësaj përvoje. Këngëtarja, duke qenë se nuk i intereson aspak çmimi, është tërësisht vetvetja, pa ndonjë strategji (të dukshme), nuk e lodh mendjen për lojën, por është gati të përfshihet në situata që mendon se ia vlejnë.

    Ka shprehje unike, që janë bërë të famshme

    “S’kam nerva”; “Basta”; “Lëri këto çinema dylekëshe”, po janë shprehjet e Ermionës, janë kudo nëpër TikTok dhe në bisedat tona të përditshme.

    Nuk i shmanget debatit

    Ermiona di të debatojë, në shumë raste edhe të intimidojë konkurrentët që ka përballë. Ajo shprehet lirshëm, përfshihet në çdo debat dhe ka gjykimin e saj, të cilin nuk e ndryshon dhe kur do, e ndërpret debatin, sepse *s’ka nerva*.

    Vendos kufij

    Të mbahet mend kur Ermiona bëri sherr me Dean për rrobat e saj? Apo kur ia bëri të qartë Armaldos se ajo nuk është “ushtari” i Luizit? Apo debatet e shumta me Oltën dhe Luizin? Të gjitha këto situata bashkohen në një pikë: Ermiona vendos kufij dhe nuk e lejon situatën të përkeqësohet!

    Gjysmë anglisht, gjysmë italisht, gjysmë shqip = shumë të qeshura

    Ermiona është pak a shumë si Beniada në aspektin e të shprehurit. Me fjalët e saj që herë na vijnë në italisht, herë në anglisht e herë në shqip, Ermiona shkakton shumë të qeshura.

    Është totalisht në terëzinë e vet

    Ermiona përzihet kur do vetë në çdo situatë. Kur nuk ka qejf, zgjedh të komunikojë me të bijën. I flet asaj, i shpreh dashurinë dhe ja, iku edhe një ditë.

    Nuk i toleron ngacmimet dhe provokimet

    Ndoshta i vetmi personazh që nuk lejon ngacmimet dhe provokimet, duke i prerë nga rrënjët qysh në fillim është pikërisht Ermiona. Sapo ajo “nuhat” tendencën dhe provokimin, menjëherë e pret shkurt dhe praktikisht, banorët kanë hasur disa vështirësi me të.

    Është e hapur

    Këngëtarja është treguar e hapur dhe transparent me të gjithë, duke ua thënë në sy përshtypjen e saj, mbi gjithçka.

    Nuk ka frikë ta thotë mendimin troç

    Ermiona nuk e sheqeros mendimin e saj, edhe kur bëhet fjalë për tematika të ndjeshme. Në spektaklin e së martës, foli hapur me Dean mbi ankthin, madje, ka cekur edhe tema si: atdhedashuria, politika, traumat dhe ato që nuk i fal vendit të saj.

    Nuk ka komplekse dhe deri tani, as pika të dobëta

    Ajo komunikon dhe flet për gjithçka, nuk ka komplekse dhe nëse ka, nuk do t’i shfaqë ato. Deri më tani, nuk ka treguar asnjë pikë të dobët dhe kjo e bën një konkurrente goxha të fortë.(Anabel)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit