24.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    10 këshilla që të ndihmojnë “të peshkosh” çunin që ke qejf

    Ti e ke qejf por s’i merr vesh ato sinjalet që të dërgon ai? Ndiq këto këshilla dhe ndjenja e pëlqimit do të jetë e ndërsjelltë.

    1. Kërkoji të të bëjë një nder të vogël

    Kështu, në mënyrë të pavetëdijshme, ai do të kërkojë aprovimin tënd. Vetëm ki parasysh që nderi duhet të jetë i vockël dhe pa shumë mundime.

    2. Qesh me shakatë e tij

    Sa më shumë qesh me shakatë e tij, aq më shumë do ta tërheqësh drejt vetes. Thjesht mos u shtir!

    3. Ndaj me të pasiguritë e tua

    Bisedat e thella dhe mënyra si tregon ngjarjet, e bëjnë atë të lidhet më shumë me ty dhe të kuptojë se keni intimitet dhe ndani më shumë se thjesht një pëlqim.

    4. Posto në rrjetet sociale

    Që të kesh vëmendjen e tij, posto rreth jetës aktive që bën, këngë, meme, luaj pak rolin e detektives, zbulo ç’ka qejf ai dhe publiko postime të ndryshme rreth pasioneve të tij. 100% do të nisësh një bisedë.

    5. Shih një film horror me të

    Adrenalina është çelësi. Filmat horror ta dhurojnë me shumicë. Pra, ekuacioni është i thjeshtë: shfrytëzo adrenalinën e filmave horror dhe ai do të të ketë shumë qejf!

    6. Merr një pije të ngrohtë dhe mbaje në duar ndërkohë që flet me të

    Në verë zgjidh opsionin më të thjeshtë: një kafe. Kjo e bën djalin që ke qejf të të shohë si një burim ngrohtësie.

    7. Efekti kameleon

    Ndodh krejt natyralisht kur ti imiton shprehi dhe fjalë të personit që pëlqen. Kjo krijon më shumë lidhje mes jush. Herë tjetër, kur ai të prekë flokët apo të bëjë kontakt me sy, ti thjesht ndiqe.

    8. Vish të njëjtat ngjyra me të

    Ne, njerëzit priremi të kërkojmë të ngjashmit tanë. Veshjet janë përshtypja e parë që na ndihmon të identifikojmë personat që duam në jetën tonë, ndaj ti ji vigjilente, shih ngjyrat që vesh ai dhe bëji pjesë të garderobës tënde.

    9. Gjej ngjashmëri të pazakonta

    “Uau, të dy ne marrim frymë” nuk quhet! Nëse keni ngjyrën e syve të njëjtë, një vesh pak më të përthyer, etj, vendose në dukje dhe ja ku ia more zemrën.

    10. Preke

    Mos ki frikë nga prekja. Disa veprime të padjallëzuara, si prekja e krahut kur ai thotë një batutë, apo prekja e flokëve me qëllim që t’ia rregullosh ato, janë ura lidhëse drejt pëlqimit reciprok.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit