26.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    10 pedagogë do futen në grevë urie! Rama: Shiksi ‘non grata’ paska marrë urdhër për t’i vendosur ultimatum qeverisë

    Një pjesë e pedagogëve po vijojnë protestën ku kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira mësimdhënie, ndërsa tashmë kanë paralajmëruar edhe se do të futen në grevë urie. Ato i kanë vendosur ultimatum qeverisë, duke thënë se presin një përgjigje deri nesër në orën 16:00, dhe më pas rreth 10 prej tyre nga universitete të ndryshme do të futen në grevë urie brenda ambienteve të Universitetit. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se greva do të jetë simbolike.

    ‘‘Presim deri ditën e nesërme, për dy tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Do presim deri në orën katër përgjigjen e qeverisë, në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10… është grevë simbolike. Greva do të mbahen në një ambient të brendshëm të universitetit’, – u shpreh Sandër Kovaçi.

    Përgjigjen e kanë marrë menjëherë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili thekson se grevë për rritje rrogë bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë. Sipas Ramës, Sandër Kovaçi, të cilin e identifikon si ‘shiksi non grata’, ka marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve.

    “Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!

    Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”, shkruan Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit