26.5 C
Tirana
E hënë, 2 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    10 shprehje për ta parë botën ndryshe, me sytë e një kampioni!

    Në artikuj të mëparshëm kemi folur për rëndësinë e stërvitjes së trurit në mënyrë që të funksionojë shëndetshëm për shumë, shumë kohë. Në krye të listës, një prej lojërave më funksionale për këtë qëllim qëndron shahu. Meqë dobitë e shahut dhe lojrave të tjera mendore i kemi diskutuar më herët, sot e ndjejmë që keni nevojë ta shihni botën me sy dhe mendje kampionësh! Ju prezantojmë me Mikhail Tal, shahistin e famshëm nga Lituania që arriti të dalë në vend të 8-të në “World Chess Champion.”

    Ai konsiderohej si gjeni për shkak të kreativitetit që kishte dhe mënyrës sesi luante shah. Njihej për improvizimin që bënte gjatë lojës dhe faktit që ishte gjithmonë i paparashikueshëm në lëvizjet e tij. Përmes mendjes brilante (në të cilën shahu ishte kontribuesi kryesor) pasuria e Tal ishin shkrimet dhe shprehjet që edhe sot do t’ju bëjnë ta shihni botën ndryshe: si të ishit një kampion shahu!

    1.

    Nëse pret për fatin të të vijë në derë, do kesh një jetë të mërzitshme, shumë të mërzitshme.

    2.

    Ka dy lloje sakrificash: të saktat dhe të miat.

    3.

    Njësoj si imagjinata e dikujt nxitet vetëm nga buzëqeshja e një vajze, ashtu nxitet imagjinata e një tjetri nga mundësitë e shahut.

    4.

    Të planifikosh gjithçka duket shumë e pashpresë.

    5.

    Në lojën time gjithmonë e kam bërë kombinimin në mënyrë intuitive, thjesht duke e ndjerë se ku një gur duhet të ishte. Sërish, nuk isha në gjendja ta përktheja mendimin tim në gjuhën normale të njerëzve.

    6.

    Lëvizjet e qeta shpesh lënë një përshtypje më të fortë se një kombinim i egër që kërkon shumë sakrifica.

    7.

    Disa sakrifica janë të zhurmshme;të tjerat janë të miat.

    8.

    Sigurisht, gabimet nuk janë të mira për një lojë shahu, por gabimet janë të pashmangshme dhe në çdo rast, një lojë pa gabime ose siç thonë ata ‘lojë pa të meta’ s’ka ngjyra.

    9.

    Do të më pëlqente shumë të tregohesha romantik kur luaja shah. Fatkeqësisht jo gjithmonë funksionon kështu.

    10.

    Ëndrra e madhe e çdo shahisti është të luajë një ndeshje me Kampionët e Botës. Por këtu fillon paradoksi: sa më shumë i afrohesh realizimit të këtij qëllimi, aq më pak mendon për të.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit