Në prag të zgjedhjeve të 14 maijt Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendojnë për Partinë Socialiste.
Mendimi pozitiv për Partinë Socialiste është rritur nga 47% në shkurt në 59.5% në mars. Ndërsa mendimi negativ për Partinë Socialist është ulur nga 50.7% në shkurt në 37.2% në mars.
Kur i shohim politikisht ata që kanë mendim pozitiv për PS ka një rritje të numrit të socialistëve nga 90.5% që ishin në shkurt në 92% në mars.
Një rritje ka pasur edhe numri i votuesve të PD që kanë mendim pozitiv për PS nga 9.3% që ishte në shkurt në 18.3% në mars.
Po ashtu një rritje ka pasur edhe numri i të paidentifikuarve politikisht që kanë mendim pozitiv për PS nga 27.4% që ishte në shkurt në 31% që ishte në mars.
Rritje të mendimit pozitiv ka pasur edhe për kryeministrin Edi Rama nga 47.3% që ishte në shkurt në 59.1% në mars. Ndërsa mendimi negativ ka pësuar një rënie nga 49.7% që ishte në shkurt në 38.3% në mars.
Qytetarët e Tiranës “ngelin në klasë” opozitën, mbi 66% i japin vlerësim negativ
Në prag të zgjedhjeve të 14 majit Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës në lidhje me punën që ka bërë qeveria dhe opozita në 2021-shin.
Ndryshe nga sondazhi i fundit i bërë në Shkurt mendimi pozitiv për punën e qeverisë në 2021-in është rritur me 9.9% nga shkurti në mars.
Ndërsa mendimi negativë për punën e qeverisë në 2021 është ulur me 7.1% nga shkurti në mars.
Nga ana tjetër edhe mendimi pozitiv për punën e opozitës në 2021 është rritur me 5.4% nga shkurti në mars.
Ndërsa mendimi negativ për punën e opozitës në 2021-shin është rritur me 1.5% nga shkurti në mars.
Mbi 43% e demokratëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për PD-në e Alibeajt
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Sipas përgjigjeve të kryeqytetasve, PD e Alibeajt ka bërë një progres nga muaj shkurt.
Mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj është rritur nga 19.2% që ka qenë në shkurt në 24.1% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e drejtuar nga Alibeaj është ulur nga 77% që ishte në shkurt në 72.4% në mars.
Kur i shohim politikisht qytetarët që kanë mendim pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj ka një rritje të socialistëve që kanë mendim pozitiv nga 16.1% që kanë qenë në shkurt në 17.1% në mars.
Një rritje ka pësuar edhe numri i demokratëve që kanë mendim pozitiv për PD e Alibeajt nga 32.5% që kanë qenë në shkurt në 43.4% në mars. Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që janë të pa identifikuar politikisht dhe kanë mendim pozitiv për PD e Alibeajt nga 10.9% në shkurt në 13.8% në mars.
Ashtu sikurse PD e drejtuar prej tij një rritje të mendimit pozitiv ka pësuar edhe vet figura e Alibeajt nga 20.8% që ka qenë në shkurt në 25.3% në mars. Ndërsa mendimi negativ për Alibeajn ka pasur një rënie nga 72.1% që ishte në shkurt në 66.8% në mars.
Mbi 83% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim negativ për Ilir Metën
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë e Lirisë. Mendimi pozitiv për Partinë e Lirisë është rritur nga 9% që ka qenë në muajin shkurt në 12% në mars. Ndërsa mendimi negativ ka pësuar një rënie nga 86.4% në shkurt në 80.4% në mars. Por ka pasur një shtim të qytetarëve të Tiranës që nuk kanë një mendim për Partinë e Lirisë nga 4.6% që ishin në shkurt në 7.6% në mars.
Kur i shohim ata që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë ka një rënie numrit të qytetarëve socialistë që kanë mendim pozitivë për PL nga 7.1% që ishte në shkurt në 4.3% në mars.
Ndërsa numri i demokratëve që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë është rritur nga 12% në Shkurt në 24.1% në Mars. Por numri i të pa identifikuarve politikisht që kanë mendim pozitiv për PL ka rënë nga 7.1% në shkurt në 4.9% në mars.
Ashtu sikurse edhe mendimi pozitiv për partinë është rritur edhe mendimi pozitiv për kryetarin e saj Ilir Metën nga 8.8% që ishte në shkurt në 12.4% në mars.
Ndërsa mendimi negativ për Ilir Metën është ulur nga 87.6% që ishte në shkurt në 83.1% në mars.