Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e vona, qoftë duke u shfaqur aty ku ti kalon kohën, apo edhe duke ndjekur çdo lëvizje tënden në rrjetet sociale – janë disa sinjale të vogla, por të qarta, që tregojnë se ata ende nuk kanë ecur përpara. Ja cilat janë 11 prej tyre:
1. Postojnë gjëra indirekte për ty në rrjete sociale
Në vend që të ecin përpara, ata zgjedhin të shprehin inatin dhe zhgënjimin përmes memeve apo postimeve thumbuese – një tregues i qartë që ndarja ende i dhemb.
2. Të shkruajnë në mesnatë
Një mesazh i thjeshtë si “Hi” mund të duket i pafajshëm, por është shpesh një përpjekje për të rimarrë vëmendjen tënde në momentet kur mendon më pak për ta.
3. Partnerët e tyre të rinj duken si ti
Nëse të gjithë personat me të cilët ata dalin më pas ngjajnë me ty – ka të ngjarë që ende nuk të ka harruar.
4. Ndjekin partnerin tënd aktual në rrjete sociale
Ky veprim është i çuditshëm dhe jo i zakonshëm dhe tregon se janë ende emocionalisht të lidhur me ty.
5. Janë të parët që shohin çdo story që poston
Sapo poston diçka, ata menjëherë e shohin. Kjo është një mënyrë për të qëndruar afër – në mënyrë digjitale – edhe pse nuk janë më pjesë e jetës tënde.
6. Kopjojnë çdo gjë që bën me partnerin tënd
Shko në një vend të ri? Ata shfaqen atje pak më vonë. Është një lloj sjelljeje që tregon fiksim dhe mungesë të përpunimit emocional të ndarjes.
7. Nuk fshijnë fotot që keni bashkë
T’i mbash fotot e një lidhjeje të kaluar për një kohë të gjatë mund të jetë sinjal se ende s’e kanë lënë pas atë marrëdhënie.
8. Flasin keq për partnerin tënd te miqtë e përbashkët
Nëse ata ndihen xhelozë apo të pasigurt, do përpiqen të ulin figurën e partnerit tënd aktual përmes komenteve negative apo përhapjes së thashethemeve.
9. Hidhen nga një lidhje në tjetrën
Kjo është shpesh një përpjekje për të shmangur dhimbjen e ndarjes me ty dhe për të mbushur boshllëkun emocional.
10. Nuk të kthejnë gjërat personale
Nëse ende mbajnë rrobat, librat apo dhuratat që ju përkisnin – kjo shpesh është një mënyrë për të mos e mbyllur plotësisht kapitullin me ty.
11. Bëjnë postime pasivo-agresive kur ti arrin diçka të madhe
Nëse reagojnë me negativitet kur martohesh, diplomohesh apo arrin ndonjë sukses, mos ki dyshim: janë ende të lënduar që nuk je më në jetën e tyre.
Nëse njeh ndonjë nga këto shenja, mos e merr personalisht. Shumica e këtyre sjelljeve lidhen më shumë me problemet e tyre të brendshme sesa me ty. Ti ec përpara – dhe lëre të kaluarën aty ku e ka vendin.