3.5 C
Tirana
E hënë, 12 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    11-vjeçarja nga Lezha mahnit jurinë në “The voice Kids of Italy”

    Një talent në muzikë që na bën krenarë nëpër botë. Serena Marku vetëm 11 vjeçe me origjinë nga qyteti i Lezhës, është pjesë e “The voice Kids of Italy”.

    Serena mahniti jurinë me performancën e saj me këngën “I Wanna dance with somebody (who loves me)” nga  Whitney Houston, duk i ngritur të gjithë në këmbë për të kërcyer së bashku me energjinë që ajo përcjell në skenë.

    Mentore e Serena Markut në këtë konkurs do të jetë diva e muzikës italiane Loredana Berte, një përzgjedhje kjo e vetë 11-vjeçares.

    Sezoni i katërt i konkursit italian të këngës “The Voice Kids” filloi transmetimin më 10 janar 2026, në Rai 1. Pak para transmetimit të sezonit, paneli u konfirmua të ishte i njëjtë me sezonin e gjashtë të The Voice Senior. Arisa dhe Loredana Bertè  u rikthyen si trajnerë nga sezoni i kaluar, së bashku me Clementinon, i cili, këtë sezon, u bë trajner dyshe me Rocco Hunt. Ndërkohë, Nek zëvendësoi trajnerin në largim Gigi D’Alessio. Përveç kësaj, Antonella Clerici u rikthye për sezonin e saj të katërt radhazi si prezantuese.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit