12.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    11 vjet non grata në Greqi, “shpërthen” Marin Mema: Për ta, jam shumë i rrezikshëm, po pse nuk reagojnë autoritetet shqiptare?

    Gazetari Marin Mema deklaroi mbrëmjen e së hënës në një intervistë televizive se pretendimet se ai është shpallur non grata në Greqi janë të vërteta por më e keqja është se as qeveria shqiptare nuk ka reaguar.

    “Non grata prej 11 vjetësh tashmë sepse po bëja punën e gazetarit. Po shkoja të raportoja të vërtetën, siç kam bërë në vazhdimësi. Armët e mia në thonjëza ishin stilolapsi edhe një bllok shënimesh”, tha Mema.

    “Ajo që është për të të ardhur keq është mosreagimi i autoriteteve shqiptare. Unë në vazhdimësi e kam thënë edhe me doza ironie se “kush mund ta vazhdojë rrëfimin vetë”.

    Pra unë isha thjesht një gazetar, një njeri i parrezikshëm, pavarësisht se u konsiderova rrezik për sigurinë kombëtare në Greqi.

    Apelasi për ata që e dinë është pesë vjet, unë e kam kaluar dhe maksimumin e kam 11 vjet, pra jam shumë i rrezikshëm”, shtoi ai.

    “Autoritet shqiptare kurrë nuk kanë reaguar, ndërkohë në rastin konkret ja çfarë ndodh, për një gjë që në fakt është e drejtë e shtetit shqiptar”, tha gazetari referuar rastit të burgosjes së Fredi Belerit në Himarë, vendim për të cilin qeveria greke ka reaguar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit