21.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “12 vjet burg i bëra, s’ma ndjen t’i bëj dhe 10 për ty”, Bledi Mane publikon kërcënimin me vdekje nga fansi i Luizit

    Gjatë një intervistë mëngjesin e djeshëm, Bledi Mane tregoi se para se të hynte në “Big Brother Vip Albania” ka marrë kërcënime të shumta nga fansat e Luiz Ejllit, për shkak të paragjykimeve se ai do të futej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për t’i shkatërruar lojën këngëtarit.

    Së fundmi, Bledi Mane ka publikuar një prej kërcënimeve me vdekje që ka marrë në rrjetin social Instagram, ku personi që kërcënon është identifikuar me emrin Aleksandër Malaj.

    “Bledi k*** po i shkatërrove lojën Luizit, do i kesh punët keq. Jemi publiku i Luizit. Sa do ta paguash, nuk do t’i gëzosh as lekët, sa famën. Të betohem 12 vjet burg i kam bërë, se do të bëj edhe 10 për ty nuk më intereson. Mos shkatërro një jetë, se vdes vetë.” i shkruan fansi i Luizit, Bledi Manes, i cili e ka publikuar mesazhin që ka marrë me “screenshoot” në rrjetet sociale.

    “NJË NGA 369 KËRCËNIMET/ Dola kastile nga Big Brother që të më vrasin por Aleksandri nuk e mbajti fjalën!: shkruan Bledi krahas fotos, duke e shoqëruar dhe me një emoji duke qeshur.

    "12 vjet burg i bëra, s'ma ndjen t'i bëj dhe 10

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit