Ish-deputeti Myslim Murrizi është shprehur se ish sigurim-sat e shtetit kanë poste drejtuese në polici dhe SHIK.
Murrizi ndër të tjera në cilësinë e një personi që ka aksesuar dosjet e sigurimit është shprehur se janë 13 gazetarë të mirënjohur që kanë dosje dhe janë ish- spiunë.
“Unë në parlament kam propozuar një ligj i cili Rama dhe Nikolla nuk e miratuan dot dhe heshtën.
Shqipëria ka pasur 158 mijë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit që nga 1948-1990, unë jam verifikuar më shumë se tre herë nga komisioni Bezhani
Ky i fundit ishte një ish spiun me pseudonimin “Boshti”.
Tani 248 oficerë policie rezultojnë me dosje të sigurimit të shtetit dhe oficere sigurimi, 73 oficerë të SHIK ku 21 janë drejtues rezultojnë me dosje dhe janë ish- sigurimsa.
Se çfarë mund të sjelli të re një ish oficer i sigurimit që përgjonte pas dere dhe të akuzonte për nenin 55 “Agjitacione dhe Propagandë” nuk e di.
Janë 13 emra nga studiot prestigjioze që drejtojnë emisione dhe vënë gjoba ku përfitohen miliona euro nga taksat e qytetarët.
Ka studio që mua nuk më thërrasin në emisione sepse unë i di pseudonimet dhe kanë frikë se thonë do do të mërzitet e do të na i thotë gjërat”, tha Murrizi, ndërkohë që në krah kishte Fahri Balliun kur fliste.