14.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    14 vite bashkë, Gena zbulon si është njohur me bashkëshorten e tij!

    Këngëtari i njohur Gena ka qenë i ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera foli për marrëdhënien që ka me partneren e tij. Ai zbuloi se me Lorenën është njohur në një nga lokalet ku ai performonte, dhe ajo kishte shkuar me njerëz të afërt të saj.

    Gena tregoi se Lorena jetonte jashtë ndaj ishte treguar paska indiferente ndaj performancës së tij. Sjellja e saj i kishte bërë përshtypje këngëtarit duke bërë që ai të interesohej për të.  Prej atij momenti ata filluan të dilnin dhe tashmë prej 14 vitesh jetojnë së bashku një histori shumë të bukur dashurie. Këngëtari dhe Lorena janë kudo bashkë pasi ajo merret me menaxhimin e këngëtarit dhe kujdeset që çdo gjë të shkojë siç duhet.

    “Është shumë kërkuese dhe e prirë për këtë punë”, tha ai.  Teksa u pyet se cilën prej këngëve të tij pëlqen bashkëshortja, ai tha se i pëlqejnë baladat dhe këngët që kanë tekst. “E gjen veten në muzikën dhe këngët e vërteta”, shtoi ai. Gena kujtoi në program edhe fëmijërinë e tij duke zbuluar se dëshira e tij ka qenë të bëhej oficer. Ai zbuloi gjithashtu se i pëlqente shumë piktura, ndërkohë që për lidhjen me muzikën tha se si fillim nisi me baterinë dhe më pas kaloi te muzika.

    Kujtojmë që këngëtari së fundmi ka publikuar për këngën “Zemrën ma ke marr”, një bashkëpunim me Klementin, dhe gjatë bisedës zbuloi se gjatë pandemisë ka bërë 7 këngë. “I kam bërë vetë që nga muzika e deri te teksti”, tha këngëtari duke specifikuar se kompozimin e tyre e ka realizuar për vetëm 2 javë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit