Kryeministri, Edi Rama ka kujtuar sot 14 -vjetorin e ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues të pafajshëm. Viktima në protestën e 21 Janarit mbetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë.
“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, shkruan Rama.