29.5 C
Tirana
E premte, 5 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    17-vjeçari me “Range Rover” i mori jetën – Kreshnik Tomai, babai i vogëlushes virale në “TikTok”: Do bëj të pamundurën për të

    Një lajm i kobshëm erdhi një ditë më parë nga Spitali i Traumës ku Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, prej 10 ditësh po luftonte për jetën në sallën e kujdesit intensiv.

    35-vjeçari nuk mundi që të fitonte betejën me vdekjen. Ai ndërroi jetë pas 10 ditësh në koma, pasi më 24 gusht u përplas nga një 17-vjeçar me “Range Rover” në qytetin e Fierit.

    Por, për publikun Kreshniku nuk ishte një emër i panjohur. Në media dhe rrjetet sociale të gjithë e njohin si babain që do të bënte të pamundurën për ëndrrën e vajzës së tij që të bëhej këngëtare.

    Ai është babai i Nikitës, vogëlushes 10 vjeçare e cila ka fituar zemrat e publikut me zërin e saj të ëmbël dhe dëshirën e madhe për t’u bërë këngëtare. Me dhjetëra herë, babë e bijë, kanë qenë të ftuar në studio televizive, aty ku dhe Kreshniku ka pohuar para kamerave se deri në fund të jetës së tij do të jetë mbështetja më e madhe e vogëlushes së tij.

    “Fëmijën e parë e kam dashur vajzë dhe emrin ja kam vënë vetë. Nuk i imponoj, të zgjedhin çfarë të duan. Është ëndrra e saj dhe unë do përpiqem t’ia plotësoj,” ka thënë asokohe Kreshniku.

    Babë e bijë, edhe në rrjetet sociale kanë “vjedhur” zemrat e ndjekësve. Mjaft aktivë në “TikTok”, Kreshniku dhe Nikita publikonin për ndjekësit video së bashku si dhe fragmente ku e vogla shihej duke kënduar.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 24 gusht pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Tomani, teksa po kalonte rrugën u përplas me automjet nga një 17-vjeçar.

    Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fierit, por për shkak të gjendjes së rënduar u nis drejt Tiranës ku dhe qëndroi në koma për 10 ditë.

    Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun duke ndërruar jetë kështu ditën e sotme, 3 shtator.

    Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar 17-vjeçarin i cili akuzohet për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa ishte në timon pa patentë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit