15.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘185 milionë euro fatura të papaguara’, kush është institucioni që harxhon më shumë energji dhe nuk paguan

    Qeveria ka vendosur që të gjithë institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë elektrike duke bërë krahasim me 1 vit më parë. Për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, do të gjobitet me 50 mijë lekë gjobë.

    Eksperti i energjisë Azmir Duleviç,  pohon se institucioni që ka faturën më të madhe të energjisë elektrike dhe është debitori më i madh, janë ujësjellësat në vendin tonë.

    “Ka 185 milionë euro fatura të papaguara të energjisë elektrike. Kjo është një ndër ndërmarrjet që ka konsumin më të madh sa i përket energjisë elektrike, por gjithashtu dhe administrata vendore, publike, sidomos gjatë muajve të dimrit i rritet fatura e energjisë elektrike,” u shpreh Duleviç.

    Ndër institucionet që harxhojnë më shumë përveç ujësjellësave janë dhe bashkitë. Sipas tij, ka dhe një shpërdorim të energjisë elektrike duke qenë se ndriçimi rri ndezur edhe pas orëve të para të mëngjesit.

    Zëvendësimi i ndriçuesve të vjetër me ndriçues led, është zbatuar pjesërisht, ndërsa eksperti bëri thirrje se kryebashkiakët duhet të mbajnë përgjegjësi pasi nuk kanë bashkëpunuar me planin për eficencën energjetike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit