Debatet mes Selin dhe Mirit vazhdojnë të jenë të ndezura që nga momenti që të dy banorët kanë prishur aleancën e tyre.
Gjatë Prime-t të së martës, Selin u shpreh se Miri i ka konfirmuar Rogertit se sipas tij, ka pasur prekje në shtrat mes banorëve, ndërsa banori iu kthye se çdo gjë që Selin thotë është gënjeshtër.
Pjesë nga debati
Selin: Të them të drejtën, po të mos ishte për opinionin e Arbërit përpara disa Prime-sh, kur jam përpara një personi që dua t’ia nxjerrë fytyrën, unë e sulmoj dhe nuk e lë të qetë. E kam shprehur që Miri në sytë e mi është një personazh që nuk dua ta shoh më. Po të kishte dalë çdo gjë që Miri ka thënë, do kishte dalë më keq. Dëshira e Mirit ka qenë që Kutisë së Pandorës t’i hiqte vëmendjen. Unë mora një përgjigje që nuk e mora kurrë. Mora përgjigje për prekjet e Mirit, i cili ia kishte konfirmuar Rogertit.
Miri: Ja pra ku është një gënjeshtër, sepse je manipuluese.
Selin: Ka thënë në diskutimin tonë që nuk do të dalë i keq.
Miri: Kam thënë që ose do të dalim të dy mirë, ose të dalim të dy keq.
Arbër Hajdari: i nuk do që të fiket kjo flaka. Madje po e çon diskutimin në një pikë tjetër, që çfarë flitet për atë që ka ndodhur poshtë krevatit.
Rogerti: Fjalën ‘palim’ e kam mësuar nga Gimbo. Fjala ‘palim’ në fjalorin tim është që i ka kënaqur lojën duke luajtur në krevat me Mirin.
Selin: Të ma shpjegojë pak Rogerti, çfarë është ‘ta ka ngjeshur Miri në krevat’. Këto janë dy gënjeshtarë që nuk i leverdis asnjërit të nxjerrë fytyrën e tyre të vërtetë. A e di çfarë është fjala ‘ngjeshur’. Miri duhet të kuptojë që Selin ka lojë me secilin që këtu di të luajë.
Miri: Për këtë të fundit që thotë Selin, nuk është e vërtetë, sepse asnjëherë nuk kam kërkuar debat me Selin. Kisha një situatë që unë e dëgjoja përditë që ajo kështu, ajo ashtu. Nëse unë kam kërkuar një situatë, kam kërkuar të pyes vetëm për atë që pyeta. Aty iu vendos pika. Nuk kam kërkuar asnjë situatë me Selin.
“E dua mo vlla” Selin shtanget pasi dëgjon për herë të parë deklaratat e Mirit, reagimi i banores: Ndjej keqardhje sepse…
Spektakli i djeshëm ka sjellë debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sërish rreth raportit Miri-Selin.
Selin dëgjoi për herë të parë deklaratat e Mirit në dhomën e rrëfimit kur ata ndanin një krevat dhe banori u fut në akuarium.
“S’duhet te kisha ardhur këtu. Kishim shume gjera për të sqaruar. E manifestuan gjithë shpija, por ja na ndanë. Un doja të fitoja bashkë me atë sepse unë marr nga ajo dhe ajo merr nga unë. E dua mo vlla.”, kjo ishte deklarata e Mirit në dhomën e rrëfimit, të cilën Selin nuk e kishte dëgjuar më parë.
Miri përsëriti sërish se ajo deklaratë nuk ka patur konotacion romantik, ndërsa Selin tha se ndjen keqardhje që nuk është shkëputur më shpejt nga banori.
Pjesë nga debati:
Miri: Ajo ditë është data 3 janar që ka qenë një ditë shumë e ngarkuar si prime edhe për mua edhe për Selin. Ka qenë natë me shumë emocion dhe në momentin që mbaroi nata, duke qenë se në prime dolëm shumë mirë të dy dhe doja të festoja me atë moment. Thash e dua për lojë, por jo e dashuroj.
Selin: Arsyeja pse po qesh është sepse më kanë ardhur një mendim i parë ishte ai emocioni që e tregova kur pashë videon, dhe e dyta ishte ajo që ka thënë që kur të rritet dua që vajza ime të bëhet si ti. Ndjej keqardhje vetëm për veten time në këto momente që nuk e kam marrë vendimin për t’u larguar nga Miri më përpara.
“Kemi hyrje-dalje familjare”/ A njihen Rogerti dhe Selin? Ja si përgjigjen banorët në Prime
Akuza të shumta janë ngritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku Rogerti ka deklaruar shpesh se njeh familjarisht nga jashtë Selin.
Në Prime-n e së martës, Rogerti u shpreh se kanë hyrje-dalje familjare, ndërsa Selin tha se nuk e njeh aspak Rogertin, ndërsa pjesë e diskutimit u bë edhe Greta.
Greta: E mbaj mend shumë mirë, në fillim nuk më është kujtuar sepse nuk e bëja lidhjen, por pasi filloi të tregonte situatat nga jashtë me djalin, mu ndez llamba dhe e bëra lidhjen. Mendoj që Rogerti është futur për të bashkëpunuar, por nuk ka ditur të qaset me Selin.
Rogerti: Nusja ime njeh tezen e saj, kemi hyrje e dalje familjare, kam takuar edhe burrin e saj 2-3 herë. Nuses time ia ka konfirmuar tezja e Selin që do të futet në Big Brother dhe nusja ime i ka thënë që do të futet Gerti. Tezja e saj i ka kërkuar gruas time që ta suportojë dhe unë, kur jam futur në fillim, jam futur që të bashkëpunoj me Selin që të shkojmë si zotëri dhe si zonjë deri në finale.
Selin: Unë nuk e njoh fare Rogertin nga jashtë. Kur ka thënë djali im Marloni dhe Londrën, më është kujtuar diçka dhe e kam menduar që mund të njohë njerëzit e mi, konkretisht tezen, dhe menjëherë i kam thënë produksionit se mund ta njohë familja ime, por unë nuk e njoh.
“Babai i saj është në burg” Deklarata e bujshme e Rogertit, Selin ‘shpërthen’ ndaj banorit: Im atë gëzon liri të plotë, do e pranoja nëse…
Në dhomën e rrëfimit, Rogerti dha një deklaratë të bujshme, duke thënë se babai i Selin ndodhet në burg.
“Selin vjen nga një eksperiencë e llastuar. Unë e di informacionin për babain e saj që e ka në burg”, tha Rogerti në dhomën e rrëfimit.
Pasi Selin dëgjoi klipin, në shtëpi lindi dhe një debat mes të dy banorëve, që u përcoll kështu.
Selin: Kjo është ekstrem shumë qesharake. I uroj lirim të shpejtë të gjithë baballarëve që ndodhen pas hekurave. Im atë, për fat të mirë, është jashtë hekurave, jeton në një vend tjetër të botës, sepse punon jashtë. Babai im gëzon një liri të plotë. Nuk do e kisha fare për turp që ta thoja që babai im është në burg. Është një figurë e mrekullueshme atërore.
Rogerti: Në çfarë shteti jeton?
Selin: Të detyrohem një shpjegim unë se ku jeton im atë?
Rogerti: Unë di që tezja jote ka thënë që babai yt është në burg.
Selin: Familjen time e dua shumë. Padashje është bërë pjesë e kësaj eksperience. Nuk do e kisha fare për turp për ta thënë.



