11.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    2 vajza përndiqen nga ish-partnerët, por hedhin në gjyq Apple për këtë arsye!

    Dy gra po padisin Apple për përdorimin e AirTags nga ish-ët e tyre për të gjurmuar fshehurazi lëvizjet dhe vendndodhjen e vajzave në kohë reale.

    Pajisjet me Bluetooth, të cilat kompania e teknologjisë i nxori në prill të vitit 2021, tregtohen si mjete që mund të përdoren për të gjurmuar vendndodhjen e objekteve personale, por që nga fillimi i shitjes së tyre, njerëzit janë ankuar se pajisjet janë të lehta për t’u keqpërdorur.

    Dy vajzat, njëra prej tyre e identifikuar si Lauren Hughes dhe tjetra anonime, akuzojnë Apple për nxjerrjen në treg të një pajisjeje e cila i jep më shumë mundësi njerëzve të fiksuar që të përndjekin të tjerët.

    Hughes, nga Travis County, Texas, tha se është përndjekur nga i dashuri pasi i dha fund lidhjes tre-mujore. Ish-partneri i kishte vendosur një AirTag në njërën nga gomat e makinës.

    Edhe gruaja e dytë pretendon se po kontrollohet nga ish-bashkëshorti i saj.

    Në shkurt të këtij viti Apple përditësoi veçoritë e sigurisë dhe privatësisë për AirTags pas raporteve të shumta të përndjekjes.

    “AirTag është krijuar për të ndihmuar njerëzit të lokalizojnë sendet e tyre personale, jo për të gjurmuar njerëzit apo pronën e një personi tjetër dhe ne dënojmë çdo përdorim me qëllim të keq të produkteve tona”, tha Apple në një deklaratë në atë kohë.

    Masat e përditësuara përfshijnë një alarm që njofton përdoruesit e AirTag se përndjekja është e paligjshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit