15.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “20 te Berberi, 20 te…”, zbardhen bisedat për abuzimet me tenderat të kreut të ARRSH-së: Më nis një foto!

    SPAK ka sekuestruar gjatë kontrolleve në banesat e kreut të ARRSH, Evis Berberi, dhe dy biznesmenëve Valter Begajt dhe Ervis Lami, celularët dhe pajisje të tjera elektronike.

    Në aparatet celulare janë gjetur të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

    Komunikimet janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë se Eficencës së Energjise dhe ARRSH.

    Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi!

    Ndërkohë Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me corona virusin?  Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.

    Sipas SPAK bisedat përputhen me provat e tjera ku sipas tyre lidhen me korrupsionin.

    Kujtojmë se, Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres, Belinda Balluku, është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

    SPAK ka zbuluar skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin  kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit