11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “200 euro/ora nëse vishesh seksi”, kërkonte punë si dado, i vjen oferta e pazakontë

    Kërkesa për t’u punësuar si dado, e ka përballur një vajzë 24-vjeçare nga Modena në Itali me një ofertë të pazakontë.

    Pas një shkëmbimi mesazhesh me punëdhënësin e pretenduar, vajzës iu ofruan 200 euro në orë në rast se pranonte që punën e dados ta bënte duke u veshur me rroba seksi.

    Qasja e punëdhënësit ndaj 24-vjeçares nisi me një ofertë pune shumë normale si kujdestare fëmijësh, por dialogu avancoi shpejt te oferta e padëgjuar.

    Fillon nga 10 euro në orë, por nëse jeni e interesuar të fitoni më shumë, ekziston mundësia që të pastroni me veshje seksi dhe të vëzhgoheni gjatë kësaj kohe, Aty do të vendoset çmimi i ri. Varet se si jeni veshur. Ka mundësi të merrni 200 euro për një orë”, thuhej në mesazh.

    Pas kësaj e reja e denoncoi personin që i bëri ofertën në polici, ndërsa historia u bë publike nga babai i vajzës, i cili ka publikuar pamjet e bisedës përmes chat-it në rrjetet sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit