11.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Gruaja e skandalit me Gjicin tha se ndihet keq, reagon i njohuri i saj: Nuk është nga ato që tronditet lehtë, ja kujt i dha mesazh me videon e Safetit

    Alma Kaçi, vajza e cila u shfaq në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici në një pronocim për media tha sot se ndihet e traumatizuar dhe pasojat po i ndjen dhe fëmija i saj, 12 vjeçar.

    “Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti.

    Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore. Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar”, tha ajo.

    Por një person që e njeh 40 vjeçaren, të cilin DITA e ka kontaktuar së fundmi thotë se Alma është një person që nuk traumatizohet lehtë. Sipas tij, ajo ka sensibilitet të ulët dhe ndjesi përgjegjësie të ulët për pasojat e veprineve të saj.

    Ai thotë se një nga viktimat e saj ka qenë edhe një oficer policie, që megjithëse i tillë, nuk ariti dot të menaxhonte dot situatën e krijuar pas një historie me gruan në fjalë.

    “Për mua, me këtë që ndodhi me Safetin, ajo u ka dhënë thjesht mesazh të tjerëve, të paguajnë” – thotë i njohuri i saj, duke bërë kështu një akuzë të rëndë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit