6.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    3 arsye pse duhet të ndaloni së ngrëni në ambientin e punës

    Të gjithë tundohemi ndonjëherë për të ngrënë në të njëjtin ambient ku edhe punojmë. Duket si zgjidhja e përkryer dhe si një situatë e padëmshme, por nuk është. Efektet e ngrënies mbi tavolinën e punës janë të negative. Ka disa arsye kryesore pse duhet ta shmangni këtë zakon, këto janë tre prej tyre:

    1. Humbni mundësi të vlefshme

    Për shumicën, koha e drekës nuk është vetëm një kohë për të ngrënë, por gjithashtu një kohë për t’u riorganizuar dhe për të kujtuar se puna është vetëm një aspekt i jetës sonë.

    Të hash në restorant ose kuzhinë me kolegët e tjerë të jep mundësinë për t’u larguar nga mendimet e tua dhe për të biseduar me njerëz të tjerë.

    Kjo të ofron mundësinë për të ndërtuar lidhje dhe bashkëpunime me kolegët. Dhe ndërsa shumë njerëz introvertë mund të mendojnë: “Hmm, do të preferoja të qëndroja vetëm sepse i kam zët diskutimet me të panjohur”, bisedat e rregullta me kolegët do të të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve që do ta bëjnë punën më të këndshme për ty në të ardhmen. Pak por e sigurt, do të kesh të paktën një koleg/e që do të të bëhet mik/e– dhe ne të gjithë i duam miqtë. Mos e moho!

    2. Krijoni zakone të këqija

    Të ngrënit shpesh mbi tryezën e punës mund të jetë një shenjë stresi ose aftësish të dobëta komunikimi. Cilido që të jetë rasti, të dyja duhet të tejkalohen. Nëse jeni të stresuar gjatë gjithë kohës, është edhe më e rëndësishme që të largoheni nga vendi i punës për të ngrënë drekën tuaj, edhe nëse është vetëm për 15 minuta.

    Sërish, ngrënia larg zyrës nuk është për të tjerët. Është për ty. Të larguarit nga ngarkesa e punës të lejon të pastrosh mendjen. Nëse këmbëngulni të hani vetëm, mund të hani në një kohë më herët ose më vonë se pjesa tjetër e kolegëve tuaj.

    Kështu, fitoni mundësinë për t’u larguar nga ngarkesa juaj dhe për të shijuar shoqërinë tuaj. Por mos e bëni këtë shumë shpesh, përndryshe do të lini përshtypjen se nuk ju pëlqen të jeni rreth të tjerëve dhe ata nuk do të ndihen të qetë për të qenë pranë jush.

    3. Jepni një shembull negativ

    Nëse jeni menaxher/e i/e një ekipi, kjo mund të jetë arsyeja më e rëndësishme për të mos ngrënë në vendin e punës. Sjellja juaj, pa e kuptuar, krijon një kulturë që të tjerët e imitojnë. Ngrënia mbi tryezën e punës sinjalizon anëtarët e ekipit tuaj që gjithashtu të hanë në vendin ku punojnë. Drejtoni me shembull dhe tregojuni të tjerëve se si të menaxhojnë stresin në një mënyrë të qetë dhe të shëndetshme duke e bërë edhe vetë këtë.

    Pra, përfundimi: Thjesht mos e bëni, mos hani në zyrë! Sigurisht, ndonjëherë mund të ndodhë.

    Por në ato ditë kur e bindni veten se duhet të ushqeheni aty ku punoni, bëni një përpjekje për të kaluar 10 minuta larg ambientit të punës më vonë gjatë pasdites. Bëni një shëtitje rreth e rrotull, bisedoni me kolegët tuaj, shikoni si po shkon dita e tyre, ose dilni jashtë dhe merrni pak ajër të freskët.

    Të gjitha këto mund të duken si nisma të vogla dhe pa ndikim, por siç e kemi dëgjuar shpesh: Ndonjëherë janë gjërat e vogla që kanë ndikimin më të madh!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit