26.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    3 mënyra se si shefi/ja mund të ndikojë negativisht në shëndetin tënd mendor

    Puna mund të jetë stresuese, por kur burimi i këtij stresi është shefi/ja juaj, ndikimi në shëndetin tuaj mendor mund të jetë i më i thellë. Një shef/e toksik/e nuk e bën vetëm ditën e punës të padurueshme; ai/ajo mund të shkaktojë dëme në mirëqenien tuaj emocionale. Ja tre mënyra se si sjellja e një shefi/eje mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj mendor.

    1. Mikromenaxhimi

    Mikromenaxhimi është një nga sjelljet më të dëmshme që një shef/e mund të ushtrojë mbi punonjësit e tij/saj. Kur çdo detaj i vogël i punës suaj kontrollohet dhe rishikohet me imtësi, kjo çon në mungesë të theksuar të autonomisë. Kur ndiheni se çdo hap juaj po vëzhgohet dhe asnjë vendim nuk merret pa miratimin e shefit/es, ankthi dhe pasiguria bëhen pjesë e përditshme e jetës suaj. Kjo mungesë besimi mund të çojë në uljen e vetëbesimit dhe të krijojë një ndjenjë që shkatërron produktivitetin dhe kënaqësinë nga puna.

    2. Pritshmëritë e tepruara

    Kur shefi/ja juaj ka pritshmëri të larta dhe kërkon që të përmbushni detyra të pamundura brenda afateve të ngushta kohore, kjo mund të çojë në shterim emocional dhe fizik. Detyrat që kërkojnë perfeksion dhe presioni për të përmbushur këto pritshmëri krijojnë një ambient ku gabimet nuk tolerohen dhe stresi bëhet normë.

    Në fund, kjo sjellje sjell lodhje të tepërt, duke ju lënë pa energji dhe duke përjetuar stres dhe mosdëshirë për të punuar. Presioni i vazhdueshëm për të qenë i/e përsosur mund të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin tuaj mendor, përfshirë depresionin dhe ndjenjën e dështimit.

    3. Kritika publike

    Kritikat publike janë një nga mënyrat më të forta për të shkatërruar moralin dhe vetëbesimin e një punonjësi/eje. Kur një shef/e e bën zakon, pra synon të kritikojë punonjësit para kolegëve të tyre, ai krijon një ambient bazuar tek frika dhe pasiguria. Kjo sjellje, jo vetëm që është poshtëruese, por gjithashtu ndikon në shëndetin mendor duke shkaktuar ndjenja turpi, ankthi dhe frikë nga gabimet. Në një ambient ku kritika bëhet publikisht, punonjësit humbasin motivimin dhe ndihen të pavlerësuar, duke sjellë një rënie të performancës.

    Nëse po përjetoni ndonjë nga këto situata, është e rëndësishme të ndërmerrni hapa për të mbrojtur shëndetin tuaj mendor. Kërkoni mbështetje nga kolegët ose një person i afërt dhe mos hezitoni të komunikoni hapur me shefin/en tuaj për shqetësimet që keni. Në rastet kur situata nuk përmirësohet, mund të jetë koha për të kërkuar mundësi të tjera profesionale që nuk rrezikojnë mirëqenien tuaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit