Artistja e ka prekur tashmë moshën e tretë dhe në çdo dalje publike flet pa drojë për plakjen. Cher, pavarësisht ndërhyrjeve në fytyrë apo trajtimeve, thotë se sekreti që ka kontribuar në jetëgjatësinë e saj lidhet me dietën dhe mënyrën e jetesës.
Le të mos harrojmë se jetëgjatësia për Cher ka edhe një faktor tjetër që është gjenetika, pasi nëna e saj Georgia Holt, jetoi deri në moshën 96-vjeçare.
Por përtej gjeneve, disa ndryshime në stilin e jetës që Cher bëri në vitin 1991 mund të kenë kontribuar në rininë dhe pamjen që ka sot.
Djathi duket se është një nga gjërat më të këqija për trupin.
Kur Cher foli për People 32 vjet më parë, ajo tha se të ngrënit e ushqimeve jo të shëndetshme gjatë xhirimeve për videoklipe apo filma e bënte shumë të vështirë mbajtjen e një regjimi ushqimor të shëndetshëm.
Kjo e frymëzoi artisten që të kërkonte këshilla nga një dietolog i quajtur Robert Haas, i cili e ndihmoi Cher të krijonte një plan ushqimor që do të ndikonte në shëndetin dhe mirëqenien fizike.



