7.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    33-vjeçarja nga Vlora, që la mësuesinë për t’u bërë shofere autobusi: Kjo punë më jep adrenalinë

    Nga Armand Xhelili

    Eranda Dishani është një vajzë nga Vlora e diplomuar për mësuesi por që punon shofere autobusi në një agjenci udhëtimesh. Pavarësisht diplomës, ajo zbuloi se pasioni i saj është në rrugë e jo në klasë, ndaj nisi eksperiencën e saj ne drejtimin e mjetit në linjat ndërkombëtare.

    33-vjeçarja, Eranda Dishani ka arritur të thyejë tabunë. Prej më shumë se një muaji ajo drejton autobusin me pasagjerë në linjën ndërkombëtare Shqipëri-Itali. Erandën e takojmë në portin e Vlorës, teksa zbarkon me autobus nga trageti. Po kthehet nga një udhëtim i gjatë prej 1300 kilometrash.

    Jeni e vetmja vajzë që bëni linja të gjata, a është e lodhshme?

    “Fare! Më mirë të rri në timon se në sendilje. Ndihem krenare për punën time Makinën e vogël ka vite që e ngas, ndërsa më pas mora patentën për kamion dhe autobus. E ndjej veten të zonjën në këtë punë”, thotë ajo.

    Impresionet e udhëtimit me Erandën na i rrëfejnë dhe pasagjerët.

    “Shumë e vëmendshme, e pashë me sy kritik dhe s’bëri asnjë gabim gjatë gjithë rrugës”, tha një pasagjer.

    Por sa e ka ndjerë ajo paragjykimin, kur dihet se në drejtim të autobusëve zakonisht janë burrat.

    Si e kanë pritur prindërit tuaj?

    “Ata janë krenarë, por nuk duan ta ushtroj këtë profesion, se kanë merak, ngaqë është rrugë e gjatë.

    A ndiheni e paragjykuar?

    “Jo më pritën shumë mirë!

    Eranda Dishani na tregon se është diplomuar për mësuesi, por më vonë zbuloi pasionin e saj për të drejtuar autobusë e kamionë. Ajo është ndër të rrallat vajza që transporton pasagjerë në linjat ndërkombëtare.

    A ka gra të tjera në linjat ndërkombëtare?

    “Jo s’ka jam e vetmja dhe jam krenare që bëj këtë punë. Puna nuk është turp! Unë kam mbaruar ciklin e ulët dhe vetëm 5 muaj punova mësuese e më pas thashë s’jam për këtë punë. Puna më e mirë për mua është kjo. Më jep adrenalinë”, tha Dishani.

    33-vjeçarja nga Vlora është e dashuruar me punën e saj dhe nuk i trembet rrugëve të gjatë, udhëton tre herë në javë drejt Milanos.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit