11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    34 prona, miliona euro dhe dasmë luksoze: Po jetojmë me frikë për bukën e gojës

    Disa ditë më parë, deputetja e PD-së Jozefina Topalli, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, shkroi se shqiptarët po jetojnë me frikën e bukës së gojës.

    “Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, familja shqiptare jeton në një pabarazi të thellë që ndihet çdo ditë në jetën reale, jo në statistika. Në shumicën e vendeve të BE-së, paga dhe pensioni janë të lidhura me koston e jetesës. Kur rriten çmimet, ndërhyhet me indeksim pagash, ndihmë direkte për familjet, subvencione për energjinë dhe ushqimet bazë. Familja europiane mund të ketë vështirësi, por rrallëherë jeton me frikën e dritave, ilaçeve apo bukës së nesërme“, thotë Topalli.

    ‘Të qarët’ e zonjës Topalli për varfërinë dhe hallet e shqiptarëve vjen disa muaj as dasmës luksoze të djalit të saj në Vila Miani, një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma, ku vetëm ceremonia ka kushtuar mbi 500 mijë euro.

    Edhe pse dukej sikur dasma ishte private, fakti që ishin ftuar personazhe të show bizz tregon se organizatorët e dasmës kanë qenë të interesuar për bërjen e saj publike, duke ekspozuar kështu edhe luksin e Familjes Topalli.

    Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, e cila mbuloi Diasporën në zgjedhjet e 11 majit, posedon një pasuri me vlerë miliona euro. Në deklaratën e plotë të pasurisë, plotësuar dhe dorëzuar në ILDKPKI pas marrjes së madatit si deputete, zonja Topalli deklaron të paktën 34 pasuri të paluajtshme në emrin e saj, bashkëshortit, djalit dhe vajzës.

    Bëhet fjalë për disa vila me vlerë miliona euro, apartamente, njësi ndërtimore, troje, ara dhe kullota. Si burim të ardhurash për të justifikuar pasurinë përrallore deklarohen të ardhurat nga paga, kredi bankare, të ardhura nga qiratë dhe akte trashëgimnie. Megjithatë, familja Topalli nuk posedon biznese dhe duket gati e pamundur që një pasuri e tillë të justifikohet me të ardhura kryesisht nga rrogat.

    Pasuria e Jozefina Topallit

    Ndërtesë + truall, 1740 m2, 85 mijë euro
    Truall + ndërtesë, 347 m2, 43 mijë euro
    Apartament, 89 m2
    Truall, 272 m2
    Truall, 281 m2
    Truall 69 m2
    Kullotë, 9013 m2

    Bashkëshorti Ndoc Topalli

    Njësi ndërtimore, 400 m2, 72 mijë euro
    Truall + ndërtesë, 8834 m2, 24 mijë euro.
    Truall + ndërtesë, 113 m2, 65 mijë euro
    Truall + ndërtesë, 210 m2
    Truall + ndërtesë, 80 m2, 10 mijë euro
    Apartament 161 m2
    Apartament 92 m2
    Apartament 50 m2, 30 mijë euro
    Apartament 82 m2, 10 mijë euro
    Njësi ndërtimore, 44 m2.
    Tokë arë, 2600 m2
    Truall, 2500 m2
    Truall, 400 m2
    Truall, 261 m2
    Të ardhura nga qiratë në 2025, 46 mijë euro.

    Genar Topalli (i biri)

    Truall + ndërtesë, 204 m2, 800 mijë USD
    Truall 625 m2, 110 mijë USD
    Truall 104 m2, dhurim.
    Truall + ndërtesë, 384 m2, dhurim
    Arë 1375.00, dhurim
    Arë 150 m2, dhurim
    Apartament 77 m2, dhurim
    Apartament 58 m2, dhurim

    Vajza Margerita Topalli

    Truall + ndërtesë, 484.00 m2, 114 mijë euro
    Truall + ndërtesë, 384 m2, dhurim
    Truall, 68 m2
    Arë 625 m2, dhurim
    Arë, 750.00 m2
    Arë 150 m2, dhurim

    Marrë nga Prapaskena

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit