9.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “35-vjeç mjeshtër, turp kush ta ka dhënë! Shko dorëzoje o gore”, Juli-Eglës: Ai që ma ka dhënë nuk jeton më, je horror

    Debatet mes Julian Dedës dhe Egla Cenos nuk kanë të mbaruar në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

    Ditën e sotme dy konkurrentët janë përshirë në një debat, i cili me tone të larta ka degraduar në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

    “Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve, merresh me karrierën e të tjerëve”- i tha aktorja Julit, ndërsa banori vazhdimisht i kërkonte të mos bërtasë.

    Në një moment Egla e ka ofenduar aktorin duke i përmendur karrierën: “35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë edhe turp që e ke marrë”.

    Pjesë nga debati:

    Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.

    Juli: Ke shumë mllef në shpirt

    Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë, edhe turp që e ke marrë

    Juli: Ke inat, ça të them. Ai që ma ka dhënë nuk jeton më. Ke pak respekt.

    Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh

    Juli: Je horror, e pashpirtë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit