17.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A e ka marrë shtëpinë e re Arjola Demiri?

    Aktorja Arjola Demiri ka reguar se shtëpia që mori nga ‘Big Brother VIP’ është ende në ndërtim e sipër. E ftuar në Wake Up, Demiri tha se ka bërë projektin e se pun aka nisur, por kërkon kohë që të përfundojë.

    Tashmë, aktorja tha se po vendos për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave. Për marrëdhënien me aktoren Monika Lubonja, Arjola tha se është ajo që ka qenë gjithmonë, një raport shumë i mirë.

    Arjola Demiri: Ka pasur situata shumë të forta që kanë ndikuar në psiqikën time, por nuk jam gati për të folur dhe janë gjëra të cilat i kemi thënë shumë herë. Jam shumë krenare për televizionin në të cilin punoj, për dhuratën, jam shumë falenderuese.

    Pyetje: Në cilën fazë je me shtëpinë e re?

    Arjola Demiri: Shtëpia është në ndërtim. E kam bërë projektin, në mendje i kam të gjitha detajet. Po vendosim për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave.

    Pyetje: Çfarë ofertash të kanë ardhur deri tani?

    Arjola Demiri: Më të shumtat janë nga Kosova. Me Kosovën kam pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë, bëhet fjalë për dy emisione televizive, për serialin “Sha je be tu folën?” Besoj se këto janë mjaftueshëm në këtë moment. Jam shumë e lumtur padiskutim.

    Edhe me Ilirin e Monikën kam raport shumë të mirë. Dje kisha një rol me Monikën në Portokalli. Dalja ka qenë me rikuperim më të vështirë, por marrëdhënia me Monikën ka qenë ajo që ka qenë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit