8.5 C
Tirana
E premte, 19 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pse u arrestua tani Jorgo Goro? Dyshimet se kryebashkiaku në detyrë po prishte provat

    SPAK ka marrë nën vëzhgim dhe ka ndjekur lëvizjet e Jorgo Goros që prej tetorit të vitit të kaluar, kur ai u mor nën hetim pas kallëzimit të Fredi Belerit, që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

    Gjatë kësaj kohe, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës ka qenë nën mbikëqyrjen e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që kanë ndjekur lëvizjet e tij për të parandaluar mundësinë që Goro të ndërhynte te provat, apo dëshmitarët potencialë të SPAK për hetimin e nisur.

    Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, duke pranuar dhe depozituar në institucionet qendrore shtetërore dokumentacione të falsifikuara në lidhje me dy prona që ndodhen në zonën e Dhërmiut.

    Pikërisht në këtë zonë ai u prangos mëngjesin e së shtunës në dalje të një bar-kafeje, në pronësi të kryeplakut të fshatit të Dhërmiut.

    Burimet të Voxnews tregojnë se ndërhyrja e SPAK është bërë nën dyshimet se Jorgo Goro po bënte përpjekje për të siguruar dëshmi të rreme dhe ndërhyrje të tjera në institucionet vendore e qendrore për të prishur provat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit