13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    4 arsye pse njerëzit e kanë kaq të vështirë të thonë fjalë të mira

    Një nga misteret më të mëdha të njerëzit është: pse të gjithë ne hezitojmë (ose e kemi shumë të vështirë) të jemi të mirë me fjalë, të themi gjëra të bukura për të tjerët edhe pse e dimë që do t’i bëjmë të ndihen mirë? Sipas ekspertëve ka 4 arsye:

    1. Ne kemi tendencën t’i projektojmë mendimet tona rreth diçkaje tek njerëzit e tjerë

    Si rezultat mendojmë se këshillat apo feedback-u që vjen prej të tjerëve s’do të jetë i nevojshëm apo ndihmues. Për shembull, nëse dikush është ekspert në gatim mund ta marrë të mirëqënë që dhe njeriu që ka përballë di shumë nga kulinaria. Njerëzit kanë tendencën ose ta kalojnë masën me këshillat që japin, ose zgjedhin të mos japin asnjë këshillë.

    2. Ne kemi tendencën të fokusohemi tek aspektet negative edhe kur japim këshilla

    Studimet kanë treguar që njerëzit kur japin këshilla apo një lloj feedback-u e bëjnë në mënyrë shumë teknike. Duke harruar që ata që po marrin përgjigje apo këshillën i japin më shumë rëndësi emocioneve apo qëllimeve të mira që ka personi përballë ndaj tyre.

    3. Qasja e secilit prej nesh ndaj këshillave është e ndryshme

    Nëse dikush ndihet keq ose jo rehat duke marrë kritika (të vlefshme) e bën tjetrin automatikisht të ndihet njësoj dhe pastaj thjesht zgjedh të heshtë.

    4. Njerëzit shpesh s’ndihen gati për të dhënë këshilla, apo komplimente

    Për shembull, një i ri mund të supozojë se dikush më i rritur se ai nuk do të ndihej mirë të merrte këshilla prej tij. Ndërkohë që njeriu që po merr këshillën mund të ndihmohej shumë nga një opinion ndryshe, pavarësisht moshës.

    Të kombinuara bashkë, këto 4 faktorë i shtyjnë njerëzit të qëndrojnë të heshtur edhe në ato situata ku njeri e vlerëson shumë tjetrin apo punën e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit