6.5 C
Tirana
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    5 ditë dhe nuk rregullojnë dot një tub – Vlora pa ujë

    Prej pesë ditësh në Vlorë vijon një defekt i rëndë në furnizimin e qytetit me ujë. Një defekt i linjës kryesore ka ndërprerë ujin për mijëra familje dhe situata ka krijuar një problem të madh.

    Qytetarët prej ditësh enden në burimet e qytetit me mjete provizore dhe primitive për të mbushur ujë.

    Nga ana tjetër, institucionet si spitali dhe disa të rëndësisë së veçantë furnizohen nëpërmjet boteve të zjarrfikësve, të cilat mbushen në burimin e “Ujit të Ftohtë”.

    Këtë të dielë, qytetarët shprehën revoltën e tyre duke prishur mbrëmjen gala të organizuar nga bashkia, ku janë konfliktuar me policinë deri në përplasje fizike, pas së cilës kanë bllokuar bulevardin “Ismail Qemali”.

    Ujësjellësi i Vlorës vijon punën prej tre ditësh për riparimin e defektit, por presioni i lartë i linjës që furnizon qytetin shkakton sërish çarje të pjesëve të salduara.

    Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar, tentativa e fundit dështoi, duke e bërë të pamundur rikthimin e furnizimit normal me ujë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit