Bëhuni gënjeshtarë – ose do të jeni të papunë. Mund të tingëllojë tinëzare, por vetë këto këshilla vijnë nga një këshilluese karriere, Isobelle Panton.
Ja cilat janë 4 gënjeshtra që duhet t’i thoni me patjetër nëse doni që të fitoni një vend pune, ose së paku të mos e humbisni atë menjëherë:
1. Arsyeja e largimit nga puna e mëparshme
Edhe nëse është arsyeja më e vlefshme, nëse është negative, intervistuesi nuk do që ta dëgjojë, pikë. Qëndroni pozitivë dhe profesionalë dhe mbajini për vete arsyet e vërteta të largimit nga puna paraardhëse.
Në vend të kësaj, këshilluesja e karrierës ju sugjeroi të thoni: “Po kërkoj të largohem nga kompania ime aktuale sepse mendoj se i kam ezauruar të gjitha mundësitë e zhvillimit atje.”
Ajo rekomandoi të nënvizoni pse dëshironi një rol në kompaninë e ardhshme, të tilla si cilësitë e saj “dinamike” dhe mundësitë për promovime dhe rritje të karrierës.
2. Numri i aplikimeve në vende të tjera pune
Edhe nëse po bëni një intervistë për punën e ëndrrave, mos thoni kurrë se kjo është intervista e vetme që po bëni sepse ju nxjerr të dëshpëruar për vendin e punës dhe se ju keni vërtet nevojë për atë punë.
Kurse, kur punësuesit mendojnë se po aplikoni njëkohësisht në disa vende të tjera pune, keni më shumë gjasa të merrni ofertën që po kërkoni në të vërtetë.
3. Planet e së ardhmes
Mbajini për vete planet tuaja të ardhshme të udhëtimeve apo dokrrave “se ju duhet të jeni diku për një muaj për një arsye të caktuar”. Kështu tregoni se e doni punën vetëm për paratë apo për ë mbuluar shpenzimet e këtij plani.
Një pjesë e jetës patjetër që ka të bëjë me atë që ju dëshironi të bëni me rrogën që merrni, por intervistuesi juaj nuk ka nevojë ta dëgjojë këtë gjë.
4. Sinqeriteti për punët dytësore
Nëse po bëni një intervistë pune dhe më pas nënkuptoni se në thelb këto para janë për ngritjen e një biznesi tuajin për shembull, atëherë punësuesi do të perceptojë se po punoni për atë plan në orarin e punës.
Kjo u tregon atyre se keni motive të tjera për të punuar për kompaninë e tyre dhe trajtimi i asaj pune si një mjet për të arritur të tjera qëllime, sado që është i vërtetë në çdo rast, s’është i nevojshëm për t’u komunikuarr me sinqeritet te punëdhënësi juaj.