9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    4 gjëra që duhet t’i kujtoni vetes për të arritur gjithçka doni në 2023-shin

    Viti i Ri vjen me qëllime të reja. Eshtë e pashmangshme të mos e bëjmë një listë me gjëra që themi se nuk do t’i bëjmë më, apo të vendosim për gjithçka të re që duam të arrijmë. Para se të nisni me listat tuaja të reflektimeve, është e nevojshme të keni parasysh gjithë pikat në vijim.

    Vëtëbesimi dhe ndërgjegjësimi është pjesa më e rëndësishme e rritjes tonë, prandaj para se 2023 të vijë, mbani mend këto:

    1. Kujtoji vetes çfarë ke arritur gjatë 2022

    Fokusohuni tek arritjet tuaja. Eshtë e rëndësishme t’i kujtosh vetes cilat objektiva arrite përgjatë një viti dhe ji krenare për to. Nuk ka rëndësi sa të vogla apo të mëdha janë ndryshimet, rëndësi ka të kesh bërë progres dhe të jesh e vetëdijshme për të.

    2. Bëni një listë me qëllimet e reja që doni të arrini

    Hidhini një sy jetës suaj dhe shkruani gjithçka që do të donit të ndryshonte. Diçka në punë/shkollë, përmirësimin me veten, hobi të reja që do të ndjekësh etj. Sigurohuni vetëm që rritjet që mendoni të bëni të jenë realiste në gjithë këto aspekte. Jini të sinqertë dhe të vërtetë në zgjedhjet tuaja.

    3. Tregoni durim

    Shihni gjithçka që doni të arrini si një punë që vijon progresin. Përcaktoni aftësi specifike që i dini se i keni dhe fokusohuni tek to. Tregoni durim dhe kujtoni që objektivat reale nuk janë sprit, por maratonë.

    4. Lejoni që koha ta zhvillojë edhe më progresin tuaj

    Reflektoni herë pas here dhe afirmojeni progresin tuaj. Një herë në muaj (ose dhe më shumë) kthejuni axhendës dhe shihni çfarë ka ndryshuar, çfarë keni arritur dhe çfarë duhet të bëni në vijim. Shijojeni periudhën e zhvillimit, mos prisni menjëherë për rezultatin. Vetë-kontrolli do t’ju ndihmojë shumë të ecni para dhe niveli juaj i vetë-besimit apo garës do të rritet ndjeshëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit