15.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    4 përfitimet që sjell të lexuarit te njerëzit me kalimin e moshës

    Kujt nuk i pëlqen të “zhytet” në një libër interesant? Pavarësisht zhanrit, leximi është gjithmonë një arratisje e këndshme, sidomos nëse ju themi që me kalimin e moshës dobitë që i sjell trurit dhe trupit janë të shumta.

    Leximi i rregullt mund të jetë veçanërisht i dobishëm kur hyjmë në moshën e mesme (dhe më tej). “Si truri ynë, ashtu dhe zemra apo muskujt tanë, nëse nuk i përdorim, ne i humbasim ato,” thotë terapistja e traumës, Christine Gibson.

    Por, cilat janë përfitimet?

    #1 Më pak stres

    Ka një arsye pse njerëzit tërhiqen drejt leximit kur ndihen të tensionuar ose të mbingarkuar. Leximi mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të largoni vëmendjen nga streset e përditshme duke ngadalësuar rrahjet e zemrës dhe duke qetësuar muskujt tuaj. Sipas një studimi nga “University of Sussex”, leximi për vetëm gjashtë minuta mund të zvogëlojë nivelet e stresit deri në 68%.

    #2 Forcon kujtesën

    Një studim në neurologji zbuloi se leximi, së bashku me forma të tjera të aktivitetit njohës, mund të vonojë fillimin e sëmundjes së Alzheimerit me pesë vjet te njerëzit 80 vjeç e sipër. Mjekja Gibson shton se leximi “mund të vonojë disa prej simptomave” të lidhura me demencën, të tilla si problemet e kujtesës, harresën etj.

    #3 Gjumë më i mirë

    Në një studim rezultatet e të cilit u publikuan në Trials (faqe statistikash) pjesëmarrësve iu kërkua të lexonin një libër para se të flinin. Studimi zbuloi pas një jave se 42% e njerëzve që lexonin bënin gjumë më të mirë, krahasuar me 28% të grupit që nuk lexonte libra.

    #4 Një zemër më e shëndetshme

    Leximi i diçkaje humoristike apo një romani dashurie është një ilaç i mirë për zemrën. Studimet tregojnë se një e qeshur më shumë ul ndjeshëm rrezikun e problemeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit