10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    40 pasuri të paluajtshme dhe 11 shoqëri: Kallëzohet në SPAK ish-kryeministri Aleksandër Meksi, për vjedhje e pastrim parash me firmat piramidale

    Një dosje dhe kallëzim i pazakontë penal është referuar sot në SPAK, ndaj ish-kryeministrit Aleksandër Meksi dhe familjarëve të tij, me pretendimin se kanë përfituar nga paratë, që firmat piramidale u përlanë shqiptarëve, përmes skemë së famshme të mashtrimit.

    Në kallëzim pretendohet se familja Meksi, është përgjegjëse dhe e implikuar në akte korruptive, me subjekte të caktuara të firmave piramidale dhe për këtë arsye, nga ana e palës kallëzuese është dorëzuar në cilësinë e provës në “SPAK”, dy dosje penale të Shemsie Kadrias, ish-boses së ‘Gjallicës’ dhe ajo e Maksude Kadënës, organizatores së firmës piramidale financiare ‘Sude’.

    Në kallëzim pretendohet, se familja Meksi është duke jetuar me gjakun e 5000 shtetasve të vrarë nga lufta civile e vitit 1997, për shkak të veprimeve korruptive të Aleksandër Meksit, dhe për këtë arsye, kjo plagë, e cila i ka ndodhur shoqërisë shqiptare, është e pa ndërshkuar dhe si e tillë duhet të hetohet.

    Meksi ka qenë Kryeministri i Qeverisë së parë demokratike dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Gjatë qeverisjes së tij, 13 Prill 1992 deri më 11 Mars 1997, nën komandën e Sali Berishës, lulëzuan firmat piramidale, të cilat u morën paratë dhe nuk ua kthyen më 225 mijë shqiptarëve, duke çuar Shqipërinë drejt anarkisë së plotë në Mars të vitit 1997, dhe prodhuar mijëra viktima.

    Kallëzimi penal është referuar nga Studio Ligjore “Jurisprudenca”, me administrator Arben Llangozi, ku pretendohet që Aleksandër Meksi, bashkë me fëmijët dhe bashkëshorten, kanë përfituar para në bashkëpunim me firmat piramidale, duke i investuar më pas në pasuri të paluajtshme dhe pastrimi i parave organizohet nëpërmjet 11 shoqërive tregtare.

    Në kallëzim pretendohet dhe është cuar në SPAK, një dosje e një makine të përfituar nga Aleksandër Meksi, dhuratë e korrupsionit nga Shemsie Kadria, ish-bose e ‘Gjallicës’,( makinë e blerë 60.000$) dhe kjo është prova që e implikon familjen Meksi në korrupsion.

    Në kallëzim kërkohet hetim pasuror për të kallëzuarit dhe për shoqëritë tregtare, të cilat pastrojnë paratë e firmave piramidale të vitit 1997, dhe kjo vepër, ajo e pastrimit të parave, nuk është parashkruar, pasi ndër vite ka pasur transaksione dhe veprime të ndryshme juridike që provojnë pastrimin e parave në vite.

    Në kallëzim kërkohet sekuestrimi i 40 pasurive të paluajtshme, mes tyre 11 kompani, apartamente, garazhe, troje, godina dhe njësi ndërtimore. Sipas materialit kallëzues, pasuritë në emër të Aleksandër Meksit dhe të familjarëve të tij, janë ngritur me paratë që u janë vjedhur shqiptarëve, kryesisht gjatë viteve 1994-1996.

    Në kallëzim thuhet, se ish-Kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi, është personi kryesor përgjegjës, i pahetuar ndonjëherë për plagën më të madhe të shoqërisë shqiptare, për skemën me 25 firmave piramidale, të cilat u zhvatën shqiptarëve afro 1.2 miliardë dollarë, duke sjellë trazira sociale dhe vdekjen e rreth 5000 qytetarëve shqiptarë. Sipas kallëzimit, Aleksandër Meksi është implikuar si përgjegjës për skemën mashtruese nga firmat piramidale ‘Sudja’ dhe “Gjallica”.

    Studio Ligjore “Jurisprudenca” thotë se ka mbi 6 mijë faqe dokumente për implikimin e Meksit në përvetësimin e parave të shqiptarëve përmes mashtrimit, duke i investuar në pasuri të paluajtshme.

    Kartela (91)

    Kartela (90)

    Kartela Kartela – 2022-11-22T084452.263

    Kartela – 2022-11-22T084449.158

    Kartela – 2022-11-22T084445.050

    Kartela – 2022-11-22T084442.274

    Kartela – 2022-11-22T084434.655

    Kartela – 2022-11-22T084431.632

    Kartela – 2022-11-22T084428.230

    Kartela – 2022-11-22T084425.087

    Kartela – 2022-11-22T084421.281

    Kartela – 2022-11-22T084417.890

    Kartela – 2022-11-22T084410.361

    Kartela – 2022-11-22T084407.334

    Kartela (100)

    EkstraktIThjeshte-11_22_2022 (1)

    Kartela – 2022-11-22T084415.068

    Kartela (99)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit