9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Unë vdiqa pa pasur faj!

    Nga Xhensil Shkëmbi

    “Unë jam…”

    Unë vdiqa pa pasur faj!

    “Unë jam 20 vjeçari Myzerim Zeneli. Punoja kamarier. Nisa punë me 20 lek në xhep. Kisha ëndërr të blija një xhaketë të bukur. Dikush qëlloi në lokalin ku unë punoja dhe plumbi më kapi e mua. Unë vdiqa, pa faj”

    Unë vdiqa pa pasur faj!

    “Unë jam Mimoza Paja. Punoja 16 orë në ditë si bankiere për të mbajtur familjen. Me të sëmurë në shtëpi. Nuk pendohem që vdiqa unë. Plumbat mund të kapnin mbesën e vogël, që më priste të mbaroja punë. Vdiqa e unë pa faj”

    “Unë jam Erion Çela. Po pija kafe. Ky ishte faji im i vetëm. Dikush erdhi te qëllonte dikë tjetër e më vrau mua. Unë vdiqa pa asnjë faj”

    Unë vdiqa pa pasur faj!

    “Edhe ne vdiqëm për të njëjtën arsye. Unë Gledio Muka punoja kamarier. Marsel Çela ishte klient. Në Memaliaj plasi breshëri plumbash. Dhe vdiqëm. Pa faj”

    Unë vdiqa pa pasur faj!

    “Unë jam Enea Themollari. E dini historinë time. Isha në shtëpi. Kaq. Plasi tritoli në Elbasan. Unë vdiqa pa faj”

    “Unë vdiqa sapo dola në pragun e shtëpisë. Në Dobraç familjet me hasmëri u përplasen. Burri, Bashkimi, është në gjendje të rëndë. Unë vdiqa pa faj”

    “Unë jam….”

    “Unë jam…”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit