23.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rogerti kërcënon Mateon: Me gjithë racën time, unë e ti përballemi jashtë

    Ka agravuar së fundmi debati mes Mateos dhe Rogertit brenda në “BBVA5”, ku ky i fundit është përballur me kërcënime haptazi nga banori.

    Duke debatuar të ulur në divan në ambientet e jashtme të shtëpisë, Rogerti dëgjohet teksa papritmas ngre tonin e zëri dhe e cilëson Mateon si djalë të poshtër. Ndërsa më tej e kërcënon banorin duke i thënë se bashkë do të kenë një përballje jashtë, madje në palestrën “Hit Fit”, ku Mateo është i punësuar si trajner personal.

    “Ti je djalë shumë i poshtër! Unë Gert Sterkaj do të vij me rracën time të palestra jote. I bëj thirrje shokëve të tu të jenë gati kur të vij unë, kaq! Për këtë kryq do të vij me rracën time të palestra!”, i thotë Rogerti Mateos.

    Banori me ironi i kundërpërgjigjet: Aman ore se na fute frikën.

    Në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe familja e banorit, për të cilën shkruajnë se vetëm një njeri që ka frikë mbledh gjithë shoqërinë për t’u futur në sherr pa arsye.

    Në përmbyllje të reagimit, familjarët e Mateos me ironizon Rogertin: Nga autostrada mund të shikosh palestrën, shokët dhe Mateon pas të shtunës.

    5 ditë para finales së madhe, Rogerti KËRCËNON Mateon: Me

    Sakaq, kujtojmë se 4 finalistët që janë në garë kokë më kokë për çmimin e madh, janë: Selin, Miri, Mateo dhe Rogerti.

    Finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 5” është këtë të shtunë, më 18 prill, kur pritet të zbulohet se kush do e rrëmbejë çmimin e majmë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit