Një nga historitë më të komentuara të showbiz-it shqiptar ka qenë ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, të cilët qenë në vëmendje të të gjithë ndjekësve sidomos gjatë “Big Brother VIP”, ku puthja e tyre numëron miliona klikime në rrjete sociale dhe më pas të tradhtisë së Donaldit.
Me sa duket, çifti ka vendosur që të ndajë me publikun edhe një film komedi dedikuar marrëdhënies dhe historisë së tyre.
Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ata kanë folur për projektin e tyre të ri që do të titullohet “5 herë jo”, ku shprehen që do të ndajnë emocione.
“Ej, Miq!??
Një ngjarje e bukur për ne nis tani.
Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta.
Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh.
Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit.
Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë.
Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund.
Ndiqni @5herejo për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!?“- kanë shkruar ata.



