Të qenit produktivë në punë kërkon pak motivim dhe shumë disiplinë. Disa prej këshillave dhe mënyrave që mund t’ju ndihmojnë janë këto:
1. Përqendrohu në një punë, pastaj në tjetrën: Mos u përpiqni të bëni 100 gjëra përnjëherë. Do të shihni se në përfundim asnjëra prej tyre s’do ketë përfundimin e duhur. Nëse i jepni kohën tuaj një pune, para se të kaloni në tjetrën do të shihni rezultate më të mira.
2. Merrni pushime të shkurtra rregullisht. Mund të jetë tunduese të neglizhoni pak pushim me mendimin se kështu do mbaroni punë më shpejt, por kjo mund të jetë shumë e dëmshme për ju në afatgjatë.
Pushime të shkurtra 5-10 minutëshe çdo 2-3 orë punë janë mëse të nevojshme që të funksiononi siç duhet përgjatë ditës.
3. Përqendrohuni në detyrat më të rëndësishme si fillim. Jepuni kohën tuaj atyre që kanë më shumë prioritet. Kështu për në fund, do të keni ca detyra më të thjeshta dhe do ndiheni më të lehtësuar.
4. Vendosni çdo ditë objektiva të vogla afatshkurtra dhe realizojini ato përgjatë ditës.
5. Delegoni detyra aty ku mundeni. Kështu mund edhe të trajnoni dhe mësoni një student që po bën stazhin apo një punonjës të nivelit junior/fillestar.
6. Limitoni gjithçka që ju shpërqendron dhe ndërpret. Një mesazh në telefon apo një njoftim në Instagram mund të jenë tunduese, por a ia vlen të prishni gjithë vrullin e puëns për diçka që do e harroni 10 minuta më vonë?
7. Dhe nëse asgjë nuk funksionon, mos harroni se askush s’do e bëjë punën tuaj për ju. Duhet të përgatiteni, të disiplinoheni dhe të jepni më të mirën.