17.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me atë kolegun/en në punë

    Nëse nuk jemi me fat, punët tona dhe politika e zyrës që vjen me to mund të përbëjnë pesë ditë lodhjeje në javë. Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për “gruan e punës” ose “burrin e punës”, këto marrëdhënie mund të bëhen shumë të ndërlikuara, shumë shpejt.

    Një avokat divorci ndau pesë shenja që tregojnë se marrëdhënia juaj me kolegun i ka kaluar shumë kufijtë.

    Komunikimi preferencial:

    Nëse instikti juaj i parë është t’i dërgoni një mesazh kolegut/es në vend të partnerit/es tuaj për lajme të rëndësishme, arritje ose shqetësime, ky është  një flamur i kuq. Kjo është një “pabarazi intime” dhe tregon që diçka nuk është në rregull në marrëdhënien tuaj dhe lidhja me “bashkëshortin/en e punës” i ka kaluar kufijtë.

    Krahasimi i partnerit/es me kolegun/en e punës:

    Nëse e gjeni veten duke bërë krahasime mendore ose verbale mes mënyrës si kolegu/ia dhe partneri/ja i trajtojnë situatat, kjo është një rrugë e shpejtë për të krijuar mllef. Edhe më keq, këto krahasime shpesh janë të padrejta, pasi situatat që përballoni me “bashkëshortin/en e punës” janë tërësisht ndryshe nga ato si përgjegjësitë financiare ose vendimet për prindërimin që përballoni me partnerin/en e vërtetë.

    Diskutimi i problemeve martesore me kolegun/en:

    Nëse besoni tek kolegu/ia i/e punës për çështje të martesës suaj, krijoni një trekëndësh të rrezikshëm që mund t’ju largojë emocionalisht nga partneri/ja dhe të krijojë një intimitet të papërshtatshëm me kolegun/en.

    Fshehja e komunikimeve:

    Nëse ndiheni të detyruar të fshini mesazhet, të fshihni bisedat, ose të mbani në fshehtësi masën e marrëdhënies me kolegun/en e punës, ka ndodhur diçka serioze. Ky është një sinjal që kufijtë janë kaluar.

    Ndjenjat e xhelozisë për jetën personale të kolegut/es:

    Nëse ndiheni xhelozë për marrëdhënien dhe jetën e kolegut tuaj të punës, atëherë keni kaluar disa kufij. Ky është një “sinjal i rëndësishëm” që marrëdhënia ka kaluar përtej kufijve të pranueshëm dhe është koha për të rregulluar gjërat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit