20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Xhelal Mziu revoltohet me Ramën: Nuk ta falim që na quajte çyrykë

    Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, i është përgjigjur deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri dje në takimin e tij me banorët e Dibrës, ku i quajti burrat çyrykë.

    Mziu shkruan se nuk ia falin këtë ofendim.

    “Këtu, tek Kepi i Xhitetit në Çidhën, ku mali flet me burrërinë dhe historia me gjakun e derdhur për liri, burrat e Dibrës lidhën besën – të jetojnë me nder ose të vdesin pa u përkulur!

    Këtu, ku nuk u dorëzuan përpara Perandorisë Osmane, ku nuk i trembën plumbit e as shpatës, këtu e lidhim sërish besën:

    Të mbrojmë nderin, mençurinë dhe trimërinë e Dibrës – të trashëguar brez pas brezi!

    Një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë.

    Ai mund të përdhosë institucione, por jo zemrat e dibranëve.

    Ai mund të përdorë krimin për të sunduar, por kurrë s’mund të nënshtrojë burrat e Dibrës – ata që nuk i nënshtroi as Turku, as Serbi, as diktatura komuniste.

    Familja për ne është e shenjtë. Gratë tona janë burrnesha, janë nderi ynë. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë!

    E aq më pak një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet!

    Dibra nuk fal! Dibra nuk harron! Dibra nuk nënshtrohet!

    Më 11 maj, ne lidhim sërish besën – për Dibrën, për Shqipërinë, për lirinë!

    Edi Rama do të përballet me zemërimin e një populli që nuk pranon të jetojë i nënshtruar”, tha Mziu.

    Kreu i qeverisë u shpreh një ditë më parë se

    “Nëse ne kemi 60% të grave dhe vajzave, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, sepse kjo jetë këtu në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal, gjysma tjetër janë çyrykë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit