Që prej mbrëmjes të së dielës në vendin tonë është duke u vijuar me procesin e numërimit të votimit.
Në çdo KZAZ numëruesit e vëzhguesit të partive përkatëse po ndjekin me rigorozitet këtë proces duke numëruar e mbrojtur çdo votë të shqiptarë të hedhur në qendrat e votimit më 11 Maj.
E teksa numërimi për votat e partive ka përfunduar në rang vendi, procesi po vijon për kandidatët.
Por, me kalimin e ditëve dhe orëve të tej zgjatura të punës, numëruesit e votave po shfaqin jo vetëm shenja lodhje, por edhe uri për shkak të lënies pa bukë nga përfaqësuesit e tyre.
Nga disa mesazhe të publikuara nga JOQ, numëruesit po i ankohen anëtarëve të kryesisë së Elbasanit se kanë 36 orë punë dhe janë pa bukë e ujë.
E pas këtyre ankesave, demokratët janë treguar “zemër gjerë”, duke u sjellë një koli me ujë dhe 20 molto, ndërsa deputeti Aurel Bylykbashi thuhet se u ka sjellë nga dy byrekë secilit prej numëruesve.