Përpos inteligjencës dhe elokuencës që e karakterizon, Grida Duma konsiderohet dhe një nga femrat më të bukura të politikës e tashmë edhe medias televizive në vend. Por ajo që nuk dinim për moderatoren e “Top Story” është se po kaq të bukur ajo paska edhe motrën e saj, Geris.
Grida ishte e pranishme në eventin artistik kushtuar Tefta Tashko Koços, “Kënga ime ndaj nat’herë”, ku vlerësoi lart autoren e projektit, Balina Bodinaku, për ndërthurjen mjeshtërore të historisë, muzikës dhe ndjenjës patriotike.
Megjithatë, këtë herë iu ndash ta ndante vëmendjen me të motrën, Geris, e cila tërhoqi sytë e të pranishmëve me natyrshmërinë dhe bukurinë e saj të veçantë, duke dëshmuar gjithashtu se finesa dhe eleganca qenkan pjesë e familjes së tyre.
Grida e përmbylli mbrëmjen duke bërë një rekomandim të fortë për ta ndjekur këtë performancë teksa u shpreh se: “E ndoqa me shijen e pashtershme e të pasurit time motër”.




