13.6 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Belinda Balluku replikon me Balliun: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare, duke nisur nga tezja dhe kunata e dashur e Fahriut

    Gjatë seancës së kësaj të mërkure në Kuvend, pati një përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe zv.kryeministres, Belinda Balluku.

    “Vjedhjet me aeroportin, vjedhja në tunelin e Llogarasë. Pse nuk çoheni ju ministrat e tjerë? Sepse jeni bashkëpunëtor në krim. Juve nuk iu intereson për qytetarët. 

    Që kur ky buxhet i jepet ministrisë me vjedhjet më të mëdha? Ju keni rritur kostot e jetesës”, tha ndër të tjera Balliu.

    Gjatë replikës, Balluku iu përgjigj:

    “Do ikni a do rrini në sallë? Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni më vëmendje, sepse është i masterizuar. Është rritur në një familje që vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare. 

    Është rasti unik kur tezja, ose e dashur kunatë e Fahri Balliut ishte sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht administratore e kompanisë “Alpin Bau”, e sajuar me një serb dhe nga ana tjetër, zonja, sekretarja e përgjithshme, Blegina Agolli, tezja e Klevisit… 

    Dëgjojeni për vjedhje se është i masterizuar. Sekretarja e përgjithshme e një ministrie merrte fonde. Shpresoj t’i ketë ngrënë me Klevisin. Po të ishte SPAK-u në kohën e tezes tënde, do të ishte akoma në burg sot”.

    Balliu kërkoi fjalën për procedurë, por pas përplasjeve të shumta, zv.kryeparlamentarja i hoqi të drejtën e fjalës, ku ndërhyri dhe garda.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit