16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    6 arsyet pse mund të zgjoheni të mbuluar në djersë

    Le ta pranojmë që një nga gjërat më të këqija që u ndodh njerëzve është zgjimi në mes të natës, qull në djersë dhe një gjendje parehatie. Sipas fondacionit “Sleep”, 41% e njerëzve përjetojnë këtë lloj djersitjeje gjatë natës dhe në një studim të publikuar në “Journal of the American Board of Family Medicine” renditen disa nga motivet kryesore se pse ndodh kjo. Sherry Ross, mjeke obstetër-gjinekologe thotë se nga afshet e nxehta te ndryshimet hormonale, ja çfarë ndikon në këtë gjendje.

    -Afshet e nxehta: Gjendja më e zakonshme, sidomos që u ndodh grave gjatë ciklit menstrual, ditën apo natën është pikërisht djersitja.

    “Çdo ndryshim hormonal shkakton ulje të konsiderueshme të estrogjenit që ndikon në hipotalamus, gjendrën që kontrollon temperaturën e trupit,” thotë Ross.

    -Një çekuilibër hormonal: Hipertiroidizmi dhe sëmundjet e veshkave, të cilat ndodhin kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm kortizol mund të jenë të tjerë faktorë që ndikojnë te djersitja gjatë natës.

    -Sheqeri i ulët në gjak: Sheqeri i ulët (ose hipoglikemia) mund të jetë një tjetër shkaktar i djersitjes, sidomos te njerëzit me diabet. Sheqeri në gjak mund të bjerë teksa jeni në gjumë, duke shkaktuar lodhje, dhimbje koke dhe çarçafë të lagur nga djersa.

    -Marrja e ilaçeve: Disa ilaçe, sidomos ato kundër depresionit, mund të çojnë në një gjendje djersitjeje gjatë natës, sipas klinikës Mayo. Ndaj, nëse keni filluar një mjekim të ri dhe keni djersitje jashtë parashikimeve, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

    -Infeksioni: Në disa raste, djersitjet e natës mund të jenë shenjë e infeksionit, përfshirë tuberkulozin, infeksionet bakteriale dhe gjendjet që lidhen me sistemin nervor ose gjëndrat e trupit që prodhojnë hormone (sistemi endokrin).

    -Një problem shëndetësor: Djersitjet gjatë natës mund të shkaktohen edhe nga sëmundje serioze mjekësore. Këto janë sëmundje të tilla si: çrregullime auto-imune si artriti reumatoid, lloje të caktuara të kancerit si leucemia, çrregullime ankthi dhe depresioni, sëmundje të zemrës, HIV/AIDS, hipertiroidizëm etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit