19.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “6 vite që i rrotulloheni qeverisë si p*rdha nëpër brekë, s’guxoni të përmendni Ramën” – Murrizi sulmon Krajën dhe Dumanin: Për të tjerët bëni si “cuba”…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, kësaj here ka “shpërthyer” ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke e akuzuar këtë institucion se prej gjashtë vitesh po i shërben qeverisë dhe nuk ka guxuar asnjëherë të përmende apo të hetojë kryeministrin Edi Rama.

    Sipas Murrizit, drejtësia e re është kthyer në një strukturë të nënshtruar ndaj pushtetit dhe vepron vetëm kundër atyre që nuk janë më pjesë e tij.

    Në reagimin e tij në “Facebook”, Murrizi kujton se në periudhën 2019-2022, kur SPAK drejtohej nga Arben Kraja, nuk ka pasur asnjë rezultat real në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Ai e cilëson këtë periudhë si një fazë ku institucionet e drejtësisë janë marrë me çështje të ogla dhe arrestime simbolike, ndërsa kanë shpenzuar miliona euro për tendera, përfshirë edhe për rikonstruksionin e godinës që ishte ndërtuar vetëm pak vite më parë.

    “Ne 3 vitet e para 2019-2022 SPAK i drejtuar nga enverist Kraja ish hetues i komunizmit me shkoll partie dhe ish kandidati per deputet i 31 marsit 1991 nga rinia komuniste ne aspektin hetimor u mor vetem me autokombanjer Bektashin arrestoi me letra 9 her Fatos Tushen, Shukriun pse ju grisen breket dhe Prof Edvin Priftin, ndersa ne aspektin tekniko-ndertimor beri nje tender ne janar 2020 rreth 8 milion euro per te rikonstruktuar godinen qe nuk kishte as 3 vjet qe ishte ndertuar nga BE”, shkruan Murrizi. (Postimi i paredaktuar)

    Më tej, Murrizi është ndalur te “epoka” e Altin Dumanit duke theksuar se sërish situata nuk ka ndryshuar. Sipas tij, veprimet e këtij institucioni janë selektive dhe të orientuara politikisht, duke goditur vetëm individë që kanë dalë nga vija e partisë në pushtet

    Murrizi përmend si raste të mbetura pa përgjigje aferat me koncesionet, faljet e pronave për investitorë strategjikë, projektet infrastrukturore me kosto të fryra, portin e Durrësit, aeroportin e Vlorës, tenderat e pandemisë, fondet e rindërtimit pas tërmetit, si dhe projektet energjetike me vlera të mëdha. Të gjitha këto, sipas tij, kanë një emër të përbashkët: Edi Rama.

    “Per çdo afer tjeter korruptive, falje te prones se Shqiptareve investitoreve strategjik, konçensionet plot vjedhje, tunelet me vlere marramendese, anijet rrangall te Bangladeshit te Yri Kimetes, falja e portit te Durresit, tentativa per te fal Sazanin, aeroporti i Vlores, gjoba 100 milion euro e falur e Bankersit, fondet 230 milion euro te Krifces, 1,5 miliard euro te rindertimit nga termeti, mbi 300 tendera me vlere mbi 2 miliard euro te pandemis, mbi 1 miliard euro fonde peshqesh te AKSHIT qe ua jep miqvve dhe familjareve, parku voltarik i porto romanos, parku fotovoltarik ne Remas-Libofshe, dhe çdo rruge e ndertuar me vlere sa 2 apo 3 fishi i çmimeve qe ndertohen rruget ne çdo vend te BE ka vetem nje emër”, shkruan ish-deputeti, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme se nuk ka pasur dhe nuk ka as guximin dhe as vullnetin për të hetuar kryeministrin dhe se e trajton atë si një figurë të paprekshme.

    Postimi i plotë:

    SPAK KA 6 VJET QE I RROTULLOHET QEVERIS SI PORDHA NEPER BREK DHE KURRE NUK KA GUXUAR TI PERMEND EMRIN KREUT TE QEVERIS

    Ne 3 vitet e para 2019-2022 SPAK i drejtuar nga enverist Kraja ish hetues i komunizmit me shkoll partie dhe ish kandidati per deputet i 31 marsit 1991 nga rinia komuniste ne aspektin hetimor u mor vetem me autokombanjer Bektashin arrestoi me letra 9 her Fatos Tushen, Shukriun pse ju grisen breket dhe Prof Edvin Priftin, ndersa ne aspektin tekniko-ndertimor beri nje tender ne janar 2020 rreth 8 milion euro per te rikonstruktuar godinen qe nuk kishte as 3 vjet qe ishte ndertuar nga BE

    Ne 3 vitet e Dumanit nga 2022 -2025 SPAK godet ata qe bezdisin Ramen ne Qeveri dhe per statistik ka bere 7 urdher arresti per Lefter Koken, 5 per Alqi Bllakon, 3 per Vangjush Dakon, 2 per Ilir Beqajn dhe pritet qe ti rrasin dhe nje arrest per inceneratorin e Tiranes perseri Erion Veliajt qe eshte ne burg per te brendeshme

    Per BANKERSIN ta shohim se kujt do ja faturojne vjedhjen e mbi 10 miliard Eurove meqe pak dite ka qe e ka mar si dosje

    Per çdo afer tjeter korruptive, falje te prones se Shqiptareve investitoreve strategjik, konçensionet plot vjedhje, tunelet me vlere marramendese, anijet rrangall te Bangladeshit te Yri Kimetes, falja e portit te Durresit, tentativa per te fal Sazanin, aeroporti i Vlores, gjoba 100 milion euro e falur e Bankersit, fondet 230 milion euro te Krifces, 1,5 miliard euro te rindertimit nga termeti, mbi 300 tendera me vlere mbi 2 miliard euro te pandemis, mbi 1 miliard euro fonde peshqesh te AKSHIT qe ua jep miqvve dhe familjareve, parku voltarik i porto romanos, parku fotovoltarik ne Remas-Libofshe, dhe çdo rruge e ndertuar me vlere sa 2 apo 3 fishi i çmimeve qe ndertohen rruget ne çdo vend te BE ka vetem nje emer

    AI ESHTE EDI RAMA KRYEMINISTRI I SHQIPERIS PREJ VITIT 2013

    Kurre SPAKU nuk ka guxuar nuk guxon dhe nuk ka kellqe tja zeri ne goj njeher te vetme emrin

    Per te tjeret bejne si “ cuba” ndersa atij bobobo mazalla se ju shkon ndermend, madje edhe kur rastesisht ju shkon neper mend ose e shohin ne enderr ngrihen menjeher ne kembe dhe e nderojne

    Hajt silluni edhe 3 vite qe ju kan ngelur lart e poshte si lavjerres apo si pordha neper brek e ikni qerohuni nga drejtesia “ magjike” se per 9 vjet bete nje brym ne uje

    Per ju spurdhjak prokuror te SPAKUT vetem Rama nuk ekziston si subjekt se eshte Kryeminister, por edhe po te ishte dikush tjeter te njenjten qendrim do te mbanit sepse ju jeni te tredhur nga pushteti dhe lepini siç keni lepir gjat gjith karrieres tuaj kedo qe ka qene ne pushtet

    Pastaj kur i shihni qe nuk kan me pushtet i arrestoni per shou me vd duke treguar se jeni “ cuba” por ne fakt jo pak nga ju jane kokrra hajdutesh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit