11.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Bes Kallaku s’ka më sekrete, poston foton e parë me partneren

    Bes Kallaku ka ndarë për herë të parë një foto me partneren e re, të përqafuar mbi male gjatë një shëtitjeje të zakonshme në hiking, me një mbishkrim të thjeshtë me një zemër të kuqe dhe “You’re beautiful” nga James Blunt në sfond. Komentet pozitive nga fansat dhe personazhet publike nuk kanë munguar.

    Bes Kallaku s'ka më sekrete, poston foton e parë me partneren

    Më pak se një muaj më parë, Bes Kallaku postoi një story në Instagramin e tij, ku zbuloi një tatuazh të ri në dorë, të mbushur plot me detaje:

    – një emër vajze: Ejona;

    – një datë: 25.12.2025, që përkon me Krishtlindjen e me gjasë ndonjë ngjarje me domethënie për Besin (që është besimtar i krishterë) dhe Ejonën, si ndonjë fejesë e mundshme;

    – një shprehje “Trëndafil në kohë lufte”, duke qartësuar se çfarëdo lloj lidhjeje të ketë me këtë person, duket të ketë rëndësi të madhe për Besin;

    – një dorë gruaje, me siguri e Ejonës, që na tregon tatuazhin e aktorit.

    Bes Kallaku s'ka më sekrete, poston foton e parë me partneren

    Që pas kësaj, Besi ka ndarë dedikime dhe shprehje të shkëputura nga Bibla mbi dashurinë, qartazi i frymëzuar prej parteneres së re në jetën e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit