23.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    7 mënyra për t’ju përgjigjur me takt batutave apo komplimenteve dashakeqe që na sikletosin

    Mos harroni: Eleganca, takti dhe klasi do t’ju shpëtojë nga çdo situatë, prandaj rrisni inteligjencën emocionale.

    1. Thoni “Faleminderit” dhe shih jetën tënde

    Asgjë s’i besdis më shumë sesa një fytyrë e qetë. Injorimi është i dhimbshëm, prandaj mos harxhoni energji me njerëz që s’do të kuptojnë kurrë.

    2. Përgjigju me ironi dhe qetësi

    Eshtë e thjeshtë t’i kërkosh dikujt të mos reagojë, por në fakt ka disa raste që thjesht do t’ja kthesh me të njëjtën monedhë. Mos e bëni, por përdorni inteligjencën sepse ju jeni më të zgjuar se ata apo jo?

    Jepni përgjigje elegante, por helmuese në të njëjtën kohë. Mos bini në nivelin e tyre, por përmes jepini një shuplakë të mirë përmes ironisë për budallallëkun që thanë.

    3. Mund të pranoni pak nga kritikat e tyre

    Ndoshta personi përballë nuk ka mënyrën e duhur apo takt, por kritikat e tij qëndrojnë. Në këtë rast, injorojeni paaftësinë e tij dhe merruni me veten. Mos vallë ka të drejtë për çfarë po ju kritikon?

    4. Merreni me humor dhe mos i mendoni gjatë

    Disa njerëz janë aq negativë sa duan t’ju lëndojnë, kurse ca të tjerë thjesht nuk kanë mënyrat e duhura për të shprehur veten. Cilido të jetë rasti jo domosdoshmërisht duhet të ofendoheni. Reagoni me humor dhe mos i merrni më seriozisht  nga ç’e meritojnë të merren.

    5. Ktheji menjëherë përgjigje nëse doni t’i presiononi pak

    Do të ishte një mësim i mirë për t’i parë si do të ndiheshin. Mos i lini kohë të mendohen, thjesht bëjini ta kuptojnë që të mos e përsërisin më me askënd tjetër atë që bënë me ty.

    6. Ndrysho temën e bisedës

    Nëse dikush të vë në siklet apo të thotë gjëra që bëjnë të ndihesh jo-rehat, mund thjesht të ndërrosh temë. Flisni për gjëra të tjera dhe kujdesu për paqen e mendjes tënde duke shmangur një konflikt të mundshëm.

    7. Vërja në dukje fyerjen

    Ndoshta ata s’e kuptojnë arrogancën e tyre apo thjesht nuk presin që ti t’i përballësh. Bëje! Thuaji që janë të pasjellshëm, arrogant dhe detyrojini në një mënyrë a një tjetër të kërkojnë falje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit